Kur foshnjat flejne gjate gjithe nates?

0 0

Ndoshta të gjithë prindërit, dhe këtu bëni pjesë edhe ju përderisa jeni duke e lexuar këtë artikull, e kanë pyetur veten e tyre se kur fillojnë bebet të flejnë gjatë gjithë natës. Por më parë le të sqarojmë disa gjëra.

Cfarë nënkuptojmë me “gjumë gjatë gjithë natës”?

Bebet në të vërtetë nuk flejnë gjatë gjithë natës pa asnje zgjim. Ata zgjohen rreth 2-6 herë në natë, dhe disa prej tyre janë në gjendje të flejnë sërish pa pasur nevoje për ndihmën e prindërve. Në rastin tuaj, pra të prindërve që kanë kaluar një natë pa gjumë, fëmija ju kërkon “ndihmë” ne menyre qe ta riktheni atë sërish në gjumë. Mjekët e konsiderojnë si fjetje gjatë gjithë natës momentin kur fëmija arrin të flejë 5 orë pa pasur nevojë të pijë.

Kur fillojnë bebet të flejnë gjatë gjithë natës?

Fëmijët janë në gjendje të flejnë deri në 12-të orë nga muaji 3-6. Nëse një fëmijë 7 muajsh fle 10 orë dhe do të pijë 1 herë në natë gjithçka është shumë normale. Ju duhet të siguroheni që fëmija juaj të mos flejë duke pirë, jo vetëm në momentin e mbrëmjes por edhe gjatë natës. Është shumë e rëndësishme që ai të pijë dhe më pas ta vendosni në krevat ndërsa është ende zgjuar.

Si ndikojnë veset e këqija në cilësinë e gjumit?

Jo të gjitha bebet kanë zakone të mira gjumi, gjë e cila ndikon shumë në cilësinë dhe kohëzgjatjen e tij. Nënat që kanë më shumë probleme janë ato që ushqejnë me gji, të cilat në më të shumtën e rasteve i vendosin fëmijët në gjumë duke pirë gji. Gabim! Ai do të kërkojë gjirin sa herë të zgjohet gjatë natës, gjë e cila është fiziologjike ashtu sic e përmendëm edhe më lart. Fëmija juaj duhet të mësohet të vetëqetësohet në mënyrë që të mos ketë nevojë për ju për t’u rikthyer në gjumë. E ritheksojmë, gabimi fillon nga nëna. Mos u përpiqni ta vendosni fëmijën tuaj në gjumë në mënyrën më të thjeshtë. Kjo vetëm sa do të jetë “pozitive” për momentin. Që të gjithë të flejnë të qetë, duhet që të largohen veset e këqija.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X