Kur femijet largohen nga prinderit…

0 0

Një problem shumë i përhapur tek prindërit e moshës së mesme është sindroma e “çerdhes së braktisur”, e cila është pikërisht ajo gjendje psikologjike që karakterizon prindërit pasi fëmijët janë larguar nga shtëpia e tyre, e cila pas kësaj “ngelet bosh”.

Pas largimit të fëmijëve…

Pas largimit të fëmijëve, ndjenjat e prindërve karakterizohen nga vetmia, ankthi dhe braktisja, të cilat do të ngjallin tek ata shumë mendime negative dhe frikë. Shpesh “braktisja e çerdhes” nga ana e fëmijëve përkon me kohën e daljes në pension, shfaqjen e një sëmundje apo menopauzës, gjë e cila i bën edhe më të theksuara simptomat e kësaj sindrome.

Si duhet të veprojmë në këtë rast?

Të gjitë e dimë se çfarë ndjesie shkakton malli, nostalgjia apo dhimbja, megjithatë këto ndjenja duhet të pranohen dhe më pas të gjendet forca e duhur për të ecur përpara. Ajo që ju duhet të bëni është të mendoni se “të vegjëlit tuaj” do t’ja dalin shumë mirë në shtëpinë e tyre të re. Detyra juaj tashmë është t’ju falni atyre siguri nëpërmjet besimit që do të shprehni si edhe t’i bëni ata të kuptojnë se pavarësisht se janë larguar ajo është ende shtëpia e tyre në çdo moment. Ata duhet të dinë se ju jeni një bazë e fortë dhe e sigurt për ta edhe pse tashmë nuk do të jetoni më nën të njëjtën çati. Ju mund t’i telefoni ata apo t’ju çoni vazhdimisht foto nëse jetoni në distanca të largëta.

Jeta ndryshon…

Gjithë jetën tuaj ja keni dedikuar rritjes dhe edukimit të fëmijëve dhe tani ndoshta është momenti i duhur t’ja kushtoni gjithë vëmëndjen tuaj partnerit, edhe pse tashmë mund edhe të jeni bërë gjyshër! Është koha të përshtateni dhe të pranoni kushtin e ri që do të ndryshojë jetën tuaj. Përse të mos merreni me diçka që ju ka pëlqyer ta bëni gjithmonë por për shkak të mungesës së kohës nuk keni mundur ta bëni? Përse të mos ndërmerrni një udhëtim të shkurtër në një vend të bukur që do t’ju bëjë të përjetoni emocione pozitive, ndoshta duke kujtuar me partnerin tuaj kohën e bukur që keni përjetuar së bashku? Më pas mund të ktheheni sërish, me energji dhe ndjesi të reja për të ndarë ditë të lumtura nga jeta juaj bashkë me fëmijët tuaj apo edhe nipërit dhe mbesat… edhe për ta do të jetë diçka e bukur të vazhdojnë të jenë pranë jush!

Lexoni edhe: Celesi i lumturise

This is for testing

View Results

Loading ... Loading ...

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X