Kur femija urinon ne shtrat

0 0

Mund të quhet ndryshe edhe enureza, dhe i referohet gjendjes që e “detyron” fëmijën të urinojë në mënyrë të pavullnetshme ndërsa është në gjumë, në një moshë të caktuar në të cilën fshikëza e urinës duhet të kishte kontroll të plotë nga fëmija. Zakonisht ky problem kërkon kujdes të veçantë duke filluar nga mosha 5- vjeçare, kjo pasi më herët fëmija mund të mos jetë në gjendje të qëndrojë i thatë gjatë gjithë natës. Kujdes! Mos e konsideroni si urinim të pavullnetshëm ndonjë episode të rrallë që mund të ketë ndodhur gjatë natës tek fëmija juaj. Që fëmijës t’i etiketohet ky shqetësim duhet që ai të ketë urinuar në mënyrë të pavullnetshme të paktën 2 herë në javë në harkun kohor të 15-të ditëve.

Dy tipet e urinimit të pavullnetshëm

  • Enureza parësore, e cila është tipike e fëmijës që nuk ka ende kontroll të plotë mbi fshikëzën e urinës;
  • Enureza dytësore, konsiderohet kur urinimi ndodh për disa faktorë të caktuar emotivë (për shembull fillimi i shkollës), dhe fëmija nuk është në gjendje të mbajë nën kontroll fshikëzën e urinës.

Deri në cilën moshë është normale?

Deri në moshën 5-vjeçare  konsiderohet disi normale, pra si nje ngjarje që shoqëron rritjen e fëmijës, por duke filluar nga mosha 5-vjeçare prindërit duhet të tregojnë më shumë vëmëndje në lidhje me këtë sepse edhe fëmija mund të fillojë të ndihet në siklet.

Përse ndodh natën?

Kjo ndodh sepse tek disa fëmijë nuk prodhohet mjaftueshëm hormon anti-diuretik, i cili menaxhon prodhimin e urinës, duke bërë që të prodhohet më tepër ditën dhe më pak natën. Me pak durim gjithcka do të zgjidhet për mirë.

Sinjalet dhe femija

Tek fëmijët truri nuk mund të jetë ende në gjendje të interpretojë sinjalet e mbushjes së fshikëzës së urinës, sinjal i cili duhet ta zgjonte atë për të shkuar në banjo. Një lidhje e tillë ende nuk është zhvilluar. Kjo ndodh më shpesh nëse fëmija ka prindër të cilët kanë urinuar në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës (në 77% të rasteve), dhe ulet disi nëse fëmija ka pasur vetëm njërin prind që ka “vuajtur” nga enureza (ndodh në 44% të rasteve).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X