Cdo femije ka ritualin e tij te vendosjes ne gjume. Per shume persona kjo eshte nje eksperience e thjeshte ku ata thjesht vendosin femijen ne shtrat, i thone “naten e mire” , largohen dhe rikthehen per te kontrolluar nese femija ka fjetur, pas 15-20 minutash. Per disa te tjere kjo eshte eksperience stresuese, ku atyre do tju duhet te qendrojne me ore te tera ulur prane krevatit te femijes. Me keq akoma, per disa nga ata qe cdo nate e ndajne krevatin me femijen e tyre, i cili mund edhe te kete moshen 3-4 vjecare apo me shume.
Para se femija ti pershtatet ritmit normal te gjumit duhet te kaloje pak kohe. Jane te rralle femijet qe flejne te qete 6-7 ore pa nderprerje. Femija ka nevoje per ndihmen tuaj qe te flere gjume, ashtu sic ka nevoje per ju qe te ushqehet, te lahet, te nderrohet etj.
Kur femija refuzon te fleje, kur zgjohet shpesh gjate nates duke qare, kur zgjohet heret ne mengjes pavaresisht se mund te kete fjetur vone ne mbremje etj, per ju do te paraqitet nje lodhje fizike dhe psikologjike qe shpesh here do tju coje ne stres te vazhdueshem. Nje nene vazhdimisht e stresuar do ta percoje kete edhe tek femija, i cili do te irritohet edhe me teper. Zakonisht zgjidhje me adeguate per te tilla raste eshte ti drejtoheni specialisteve te trajnimit te gjumit te femijes. Ata do ti mesojne femijes si te flere i pavarur nga ju, te flere i qete gjate nates etj. Kjo do te sjelle nje gjendje qetesie ne familje duke qene se edhe ju do te jeni me pak e lodhur per tju perkushtuar detyrave tuaja te dites si nene dhe grua.
Lexoni edhe: Si te veprojme kur femija nuk fle gjume?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu