Kur eshte momenti per te hequr cucon? Ja disa keshilla

0 0

Cila është mosha e duhur për të hequr çuçon? Si ta përballojmë këtë moment?

Këto dhe ndoshta shumë pyetje të tjera kalojnë nëpër mendjen e prindërve dhe sot do të përpiqemi t’ju sjellim disa këshilla të vlefshme.

Fillimisht duhet të dini se nuk ka një “recetë” unike që mund të funksionojë njësoj me të gjithë fëmijët, duke qënë se ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe duke qënë se çdo familje ka ekuilibrin e saj. Para së gjithash duhet të theksojmë se thithja tek fëmijët është një gjest shumë natyral, me anën e të cilit ai ushqehet si edhe mposht frikën nga vetmia. Forma e çuços i kujton fëmijës thithin e gjirit të nënës dhe për pasojë do të jetë një mënyrë shumë e mirë për ta qetësuar ndërsa ajo nuk është. Për këtë arsye ky objekt kaq i vogël konsiderohet si një ndihmë psikologjike, që mund të jetë perfekt edhe për një gjumë të qetë, për ta qetësuar fëmijën kur është i tensionuar, për ta bërë atë të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur dhe për t’i dhënë kënaqësi.

Mund të themi se nuk ka një moment të përcaktuar se kur duhet të hiqet çuço, por në përgjithësi kjo ndodh në mënyrë spontane rreth moshës 2-3 vjeçare, pra kur fëmija fillon të krijojë besim në vetvete. Ju duhet të keni parasysh se shkëputja nuk duhet të bëhet në mënyrë të papritur, por gradualisht dhe pa u nxituar.

Fillimisht mund të vendosni bashkë me fëmijën se ku do ta fusni (ndoshta në një kuti) dhe më pas t’ja jepni kur të shkojë për të fjetur. Si alternativë gjatë ditës mund t’i jepni të luajë me një arush në mënyrë që ai të fillojë të bëhet objekti zëvendësues. Mënyra më e mirë për të hequr çuçon është krijimi i një rituali të vogël. Për shembull mund të lidhni cucon pas një tullumbace të lidhur diku në një vend të lartë dhe më pas t’i thoni fëmijës se ai tani do të shkojë të vizitojë hënën dhe diellin.

Gjithashtu mund t’i thoni fëmijës se atë e mori zana e çuçove dhe në këmbim do të sjellë një dhuratë, apo ta “mbillni” në tokë bashkë me lulet në mënyrë që ai të kujdeset për to. Ju mund ta vendosni bashkë me fëmijën tuaj se kur do të bëheni “fëmijë të mëdhenj” dhe ta largoni çuçon duke marrë si shpërblim një dhuratë. Ju gjithashtu mund t’i propozoni fëmijës tuaj t’ja dhurojë atë një fëmije të porsalindur, gjë e cila do të funksionojë nëse fëmija e njeh të porsalindurin (është fëmija i një të afërmi apo miku tuaj). Në këtë rast mund ta paketoni bukur bashkë dhe t’ja dhuroni bebes.

Pavarësisht mënyrës që do të përdorni duhet ta bëni fëmijën të ndihet i përfshirë në mënyrë që ditët në vazhdim edhe nëse ndien “nostalgji” për çuçon të kujtohet që ishte diçka që e bëri me dëshirën e tij.
Diçka tjetër shumë e rëndësishme që duhet të keni parasysh është se duhet të zgjidhni një moment shumë të qetë për t’i hequr fëmijës cucon. Një moment i mirë do të ishin pushimet ose festa e ditëlindjes. Mos e bëni këtë nëse fëmija sapo ka filluar të shkojë në çerdhe apo kopësht, nëse sapo i keni prezantuar dadon e re, nëse jeni duke i hequr bebelinën, nëse sapo jeni transferuar në shtëpi të re dhe situata të tjera që fëmijës mund t’i krijojnë stres.

Lexoni edhe: A eshte mire qe femija te mbaje cucon gjate nates?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X