Në kohët e mëparshme ekzistonte “rregulli” i cili i “detyronte” çiftet e sapomartuara të sillnin në jetë një fëmijë menjëherë pas martese. Fatmirësisht, ky vendim i rëndësishëm në ditët e sotme konsiderohet si një vendim shumë personal i çiftit, dhe për pasojë ata mund të zgjedhin të sjellin në jetë një fëmijë para martese, ose shumë vite më pas.
Por si ta kuptojë një grua se cili është momenti i duhur për t’u bërë nënë?
- Dashuria për partnerin. Është ndjenja më e madhe që do t’ju bëjë të kërkoni të bëni një ndryshim të madh për më shumë dashuri në jetën tuaj.
- Qëndrueshmëria ekonomike. Ekonomia është një faktor shumë i rëndësishëm në ndërmarrjen e një hapi të tillë. Sigurisht që nuk ekziston një limit i caktuar megjithatë të ardhurat mujore janë shumë të rëndësishme. Në momentin që një grua mendon se ka të ardhura të mjaftueshme ndihet më e sigurt për të sjellë në jetë një fëmijë.
- Realizimi personal. Tashmë nuk është koha kur gruaja ngelej e kënaqur vetëm brenda kuzhinës së saj. Ajo kërkon të jetë e realizuar edhe në aspektin social dhe profesional, dhe nëse e ka arritur këtë ndihet gati për të sjellë në jetë një bebe.
- Një jetë e qetë. Një jetë pa strese dhe probleme do ta bëjë gruan të ndihet gati për të hedhur hapin e rradhës.
- Ora biologjike. Me kalimin e viteve gruaja e kupton që ka ardhur momenti për t’u bërë nënë kjo pasi ora biologjike e saj avancon.
- Forcohet instikti i nënës. Edhe pse mund të jeni në moshë të re, instikti i nënës tek ju mund të jetë shumë i fortë, dhe në këtë rast nuk ka gjë më të bukur se të sillni në jetë një krijesë nga dashuria juaj.
Lexoni edhe: Keshilla nga nenat pernenat
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu