Epiziotomia është një qepje kirurgjikale e cila zhvillohet në zonën midis vaginës dhe perineumit. Pas lindjes gruaja mund të ndiejë dhimbje në zonën vaginale si pasojë e kësaj qepje, e cila, ashtu si edhe plaga e operacionit çezarian, mund të bëhet burim infeksioni.
Epiziotomia dhe përkujdesja ndaj saj
Dizinfektuesi vaginal që do të përshkruajë mjeku mund të jetë një ndihmë shumë e madhe. Gruaja duhet të lahet 2-3 herë në ditë dhe më pas duhet të kujdeset që plaga të thahet mirë me anën e prekjes dhe jo fërkimit, në mënyrë që rikuperimi të bëhet në mënyrën e duhur dhe pa probleme. Kujdes me marrëdhëniet seksuale të cilat nuk duhet të kryhen më parë se të paktën 6-të javë, kjo pasi në të kundërt plaga mund të hapet.
Në cilat kushte mjekët aplikojnë epiziotominë?
Epiziotomia zakonisht kryhet nëse organi femëror nuk pëson hapjen e duhur ose në rast se kemi të bëjmë me vuajtje fetale. Zgjerimi i vaginës në zonën e indeve të buta shërben për të përshpejtuar lindjen nëse fetusi nuk paraqet gjendje të mirë. Shumë kohë më parë epiziotomia aplikohej në të gjitha lindjet, pavarësisht situatës, kjo pasi mendohej se në këtë mënyrë do të evitohej “çarja” vaginale spontane. Ndërsa në ditët e sotme kjo ide është hedhur poshtë, duke bërë që kjo prerje të aplikohet vetëm kur e kërkon situata e krijuar gjatë lindjes, e gjithë kjo për faktin se dhimbjet e kësaj plage mjekët i krahasojnë me ato të operacionit çezarian.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu