Kur dhe si duhet të shtyni gjatë lindjes?

Ju mund të keni dëgjuar të tjerët të thonë se nevoja për të shtyrë gjatë lindjes është si nevoja për të shkuar në tualet.




0 0

Shtytja formon fazën e dytë të lindjes. Kjo fazë ndodh pasi qafa e mitrës zgjerohet plotësisht dhe nuk e mbulon më kokën e foshnjës. Tani duhet të bëhet dalja e foshnjës përmes kanalit të lindjes, nga i cili ju mund ta shtyni bebin.

Si ta kuptoni kur është momenti që duhet të shtyni?

Sapo qafa e mitrës zgjerohet 10 cm ose plotësisht, ju jeni gati për të filluar ta shtyni fëmijën tuaj. Ju mund të ndjeni presionin e kokës së foshnjës në mes të këmbëve dhe ky është sinjali që ai ju jep për të shtyrë. Nevoja për ta bërë këtë është aq e fortë, sa shumica e grave ndihen më mirë kur shtyjnë. Prandaj, ju shtyni në mënyrë të natyrshme dhe aq sa mendoni se është e nevojshme.

Ju do të ndjeni:

  • Shtim të presionit në pjesën pelvike;
  • Nevojë të fortë për të defekuar;
  • Nxitim dhe adrenalinë;
  • Presion dhe rëndese në vaginë.

Trupi juaj thjesht shtyn nën ndikimin e refleksit të nxjerjes së fetusit.

Nëse ju jepet epidural, nuk do të ndieni urgjencë për të shtyrë, pasi mjeku juaj do t’ju tregojë se kur duhet të shtyni.

Shtytja koordinohet nga frymëmarrja dhe pozicionimi në mënyrë që mitra të funksionojë në mënyrë efikase. Në disa raste, faza e shtyrjes është e gjatë dhe fillon edhe para se të ndieni dëshirën për ta bërë. Për të parandaluar një proces të gjatë të shtyrjes, duhet të prisni që trupi të sinjalizojë dëshirën. Nëse jeni hapur 10 cm kjo nuk do të thotë që ju të filloni të shtyni, pasi ju duhet të lejoni që foshnja të lëvizë vetë drejt daljes.

Shtytja e parakohshme mund të shkaktojë formimin e ënjtjeve në lëkurën e kokës së fëmijës.

Çfarë e nxit shtytjen?

Pozicioni i foshnjës shkakton nxitje në shumicën e rasteve. Prandaj, kërkesa vjen nga brenda. Mjeku ose mamia juaj do t’ju tregojë se kur duhet të shtyni por trupi juaj është elementi kryesor që sinjalizon kur fëmija shkon në kanalin e lindjes.

Gjatë fazës së shtytjes, kontraktimet janë më të rregullta. Mitra kontraktohet çdo pesë minuta dhe çdo kontraktim zgjat 45 deri në 90 sekonda. Nuk është e lehtë të njohësh kontraktimet e vërteta, por duhet të provoni të vëreni një periudhë të përshtatshme pushimi mes secilës prej tyre.

Kur fëmija juaj do të jetë gati për të lindur do të ndjeni një ndjesi sikur keni ripërtërirë energjitë. Në këtë moment, duhet të përpiqeni të qetësoni të gjitha pjesët e trupit, përveç muskujve të barkut, që fëmija juaj të lindë.

Si të shtyni gjatë lindjes?

Ka dy qasje të ndryshme për të shtyrë gjatë lindjes:

Shtytja spontane (shtytja fiziologjike ose ku drejton nëna). Kjo rekomandohet nga shumica e mjekëve dhe mamive. Në këtë metodë, duhet të prisni që trupi juaj të sinjalizojë, dhe të shtyni kur ta ndieni.

Shtytja me orientim: Kjo është një metodë e praktikuar gjerësisht kur filloni të shtyni pasi të jeni plotësisht e hapur, pavarësisht nëse ndieni nevojë për të shtyrë ose jo. Mjeku juaj dhe mamia do t’ju udhëzojë se si të shtyni.

Nuk është gjithmonë e nevojshme të ndërhyhet nëse nëna dhe foshnja po kryejnë veprimet që duhet… Megjithatë, gjinekologët këshillojnë nxitjen me orientim nga mamitë ose mjekët për të shmangur ndërhyrjen.

Si të shtyni gjatë lindjes me epidural?

Epidurali do të ndikojë shumë në shtytjen tuaj. Nëse nuk ka ndjesi në zonën e legenit, do të jetë e vështirë për nënën të ndiejë një nxitje për të shtyrë. Mjeku juaj ose mamia do të bëjë një ekzaminim vaginal për të parë nëse qafa e mitrës është plotësisht e zmadhuar. Pastaj, ai do t’ju kërkojë të shtyni. Nëse është koha e duhur, mund të ndjeni një presion në rritje në pjesën vaginale ose të legenit.

Mamia do të shikojë tkurrjen dhe pastaj t’ju thotë të shtyni për të shfrytëzuar shumicën e kontraktimeve. Ajo gjithashtu do të përcaktojë pozicionin e foshnjës. Në disa raste, efekti i epiduralit mund të mos ndihet duke ju dhënë një nevojë intensive për ta shtyrë fëmijën. Përderisa ekziston një mënyrë që foshnja të lëvizë poshtë dhe kontraktimet të jenë të mjaftueshme, trupi juaj vazhdon ta ulë fëmijën përmes kanalit të lindjes.

Për fazën e shtytjes, ju do të merrni në një pozicion të rehatshëm dhe të ndiqni udhëzimet e  mjekut tuaj. Ju do të shtyni në intervale të rregullta, tri herë për një tkurrje ose kur të ndjeni dëshirën. Mund të dëshironi edhe të pushoni në mes të kontraktimeve nëse jeni shumë e lodhur.

Zakonisht, gratë që shtyjnë ndiejnë tre nevoja të ndryshme:

Urgjencë e madhe: Është një kërkesë e pakontrollueshme dhe ndjehet sikur trupi juaj po ju sinjalizon se fëmija po vjen. Është e vështirë të rezistoni. Ju mund t’ju kërkohet të ndaloni shtyrjen në rast se ka shanse të komplikimeve si përdredhje e kordonit. Një pozicion neutral do ju ndihmonte të ulnit nevojën për të shtyrë në mënyrë që kordoni të jetë i sigurt.

Një dëshirë shumë e fortë: Ju do t’ju duket sikur po shtyni në çdo tkurrje ose në kulmin e kontraktimeve. Kjo do të thotë se fëmija nuk i ka goditur të gjithë nervat për të sinjalizuar nxitjen e pakontrollueshme për të shtyrë. Ajo mund të kontrollohet më së miri duke ndryshuar pozicionin dhe frymëmarrjen derisa të ndieni një nxitje te fortë. Në disa raste, fëmija juaj mund të lëvizë poshtë me përpjekje minimale dhe ju nuk do të përjetoni ndonjë dëshirë të fortë për ta shtyrë.

Asnjë nevojë: Kjo ndodh në lindjet që janë trajtuar me shumë medikamente, ose në lindjet kur nëna apo fëmija nuk jan ënë pozicionin e duhur. Koha dhe pozicionimi mund të ndihmojnë në këtë rast. Nuk keni nevojë të shtyni nëse ju dhe bebi jeni të sigurt. Nevoja për të shtyrë do të vijë gradualisht.

Sa kohë do t’ju duhet të shtyni gjatë lindjes?

Faza e shtytjes zgjat deri në disa orë tek gratë që lindin për herë të parë. Dhe tek ato që lindin për herë të dytë ose të disatë, faza e shtyrjes mund të zgjasë për më pak se 10 minuta. Koha e shtytjes ndryshon në varësi të faktorëve të mëposhtëm:

  • Nëse është lindja e parë ose e disatë. Muskujt e pjesës së poshtme të legenit janë shumë të shtrënguar nëse më parë nuk janë shtrirë kurrë për të ndihmuar një foshnjë të lindë. Shtrirja dhe përshtatja e muskujve zakonisht është e ngadalshme dhe e qëndrueshme dhe për këtë arsye kërkon kohë. Gratë që kanë pasur më parë disa lindje mund të shtyjnë vetëm një ose dy herë sepse muskujt janë të prirur për t’u shtrirë.
  • Madhësia dhe forma e legenit: kockat e legenit ndryshojnë në madhësi dhe formë. Një hapësirë e madhe është idealja. Megjithatë ka raste kur fëmijët arrijnë të kalojnë edhe kur legeni është i vogël.
  • Madhësia e fëmijës: Disa foshnja mund të kenë kocka të kafkës jo aq në gjendje të mirë. Pra këto foshnja mund të zhvendosen gjatë lindjes. Në raste të tilla foshnja mund të lindë me një kokë të zgjatur, të referuar si ‘kokë kon’. Megjithatë, ajo kthehet në formë të rrumbullakët për një ose dy ditë. Koka e foshnjës mund të jetë më e madhe se zona juaj e legenit.
  • Pozicioni i kokës së foshnjës: Në një lindje normale vaginale, pozicioni i foshnjës duhet të jetë me fytyrë nga pjesa e barkut që të dalë. Nëse është i kthyer nga ana tjetër nëna mund të vuajë pak më shumë për të lindur dhe të ndiejë dhimbje më të mëdha.
  • Fuqia gjatë lindjes. Fuqia gjatë lindjes i referohet faktit se sa e vështirë mund të jetë për nënën që të shtyjë.

Kur është e nevojshme të ndaloni së shtyri?

Ndonjëherë, mjeku juaj mund t’ju kërkojë të ndaloni shtytjen. Kjo mund të ndodhë sepse qafa e mitrës tuaj nuk është zgjeruar plotësisht, ose fëmija juaj është në formë kurore çka kërkon që muskujt e perineumit të shtrihen ngadalë.

Gjithashtu mund të jetë për shkak të evidencës së shqetësimit të fetusit ose ngjeshjes së kordonit. Mbajtja e dëshirës për të shtyrë është e vështirë, por duhet të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj.

Lexo edhe: Perse mund te ngece bebi gjate lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shtatë gjërat që ndoshta nuk...

Janë disa gjëra të njohura që ndodhin gjatë lindjes, si kontraktimet, dhimbjet dhe shpesh një epidural. Megjithatë, ka edhe disa ngjarje të tjera që mund të ndodhin që mund t'ju...

Si të shmangni një lindje...

Rreth 1 në 8 gra lindin me ndihmën e secilit instrument. Ka hapa që mund të ndërmerrni për të shmangur nevojën për ndihmë gjatë lindjes së fëmijës suaj. Pse dëshironi...

A shkakton autizëm epidurali i...

A ka ndonjë lidhje midis autizmit tek fëmijët dhe epiduralit? Fakti që gruaja shtatzënë i nënshtrohet analgjezisë epidurale gjatë lindjes nuk e ekspozon në asnjë mënyrë fëmijën e palindur të...

5 shenja që tregojnë se...

Shpesh mund të ndodhë që gratë në tremujorin e tretë të mendojnë se ka ardhur momenti i lindjes, për shkak të sinjaleve të ndryshme që jep trupi. Më poshtë keni...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X