Kur dhe sa shpesh duhet të shkoni tek gjinekologu?

Askujt nuk i pëlqen të shkojë tek mjeku sidomos kur ka të bëjë me problemet gjinekologjike. Por sa më shpejtë t’i përjashtoni mundësitë e këqija, aq më shpejt mund të qetësoheni.




0 1

Shumica e grave i marrin në konsideratë vizitat tek gjinekologu vetëm kur duan të ngelin shtatzënë, janë shtatzënë ose kur kanë një frikë të madhe shëndetësore për ndonjë problem. Sidoqoftë, për të qenë të sigurta dhe për të pasur një shëndet sa më të mirë, duhet të caktoni një takim nëse shfaqen ndonjë problem si më poshtë, për të cilin duhet të dyshoni pse po ndodh.

Pavarësisht nëse jeni një grua shtatzënë, një nënë me fëmijë të rritur ose një grua që  dëshiron të mbetet e shëndetshme, këto janë gjashtë situatat kur duhet të vizitoheni tek një gjinekolog:

1.Probleme me periodat. Rrjedha e gjakut mund të luhatet gjatë menstruacioneve. Mund të ketë raste kur cikli juaj zgjat vetëm tre ditë, ndërsa në raste të tjera shkon deri në gjashtë ose mbase shtatë ditë, dmth. është i çrregullt. Pra, kur duhet të vizitoni një gjinekolog? Kur rrjedhja e gjakut tuaj është shumë më pak se zakonisht ose shumë e madhe, kur është vazhdimisht e parregullt dhe kur ndjeheni të dobëta. Ka shumë arsye pse periodat tuaja nuk po ju vijnë siç duhet që nga një dietë e çekuilibruar dhe stresi deri te problemet e tiroides. Një vizitë tek gjinekologu do të qartësojë padyshim dyshimet tuaja dhe do t’ju bëjë të flini më mirë gjatë natës. Gjithashtu zonja, nëse po i afroheni menopauzës, vizitoni mjekun tuaj sa më shpesh për të kuptuar se çfarë të prisni dhe të merrni trajtim për temperaturën e nxehtë që mund të keni ose djersitjet gjatë natës.

2.Dhimbje gjatë seksit. Seksi është menduar të jetë i pëlqyeshëm, por nëse keni dhimbje kure bëni, mund të jetë një shenjë se diçka nuk po shkon në rregull. Mund të ketë mjaft arsye pse keni dhimbje gjatë seksit, duke filluar nga thatësia e deri tek fibroidet. Gjinekologu juaj mund të kryejë një test depistimi dhe të zbuloni se cili është problemi. Sa më shpejt ta vëreni atë, aq më shpejt mund të shijoni atë që për njeriun është projektuar si emocion dhe kënaqësi.

3.Dhimbje në zonën tuaj të legenit. Nëse keni dhimbje të forta në zonën tuaj të legenit, bëni një takim me mjekun tuaj për të përjashtuar endometriozën, d.m.th kur indet që supozohet të rriten brenda mitrës e bëjnë këtë jashtë. Nëse është një dhimbje e turbullt ajo që po përjetoni, mund të jetë një shenjë e një fibroze në vezore. Në të dy rastet, vizitohuni tek mjeku për të përjashtuar ndonjë gjë serioze.

4.Sekrecionet e pazakonta vaginale. Sekrecionet vaginale janë langu që mban larg bakteret dhe qelizat e vdekura. Por nëse keni sekrecione jeshile, të verdha ose gri me erë të keqe, atëherë duhet të vizitoheni tek mjeku. Mund të jetë një simptomë e një infeksioni maja që, për fat të mirë, zakonisht është i lehtë për tu trajtuar. Jini veçanërisht të kujdesshme me sekrecionet gjatë shtatzënisë pasi mund të tregojnë shumë gjëra që tek infeksioni e deri tek rrjedhja e lëngut amniotik.

5.Gjeni një gungë në gjoks. Një gungë në gjoks e vendos çdo grua në prag të një sulmi ankthi. Por përpara se të filloni të viheni në panic, qetësohuni dhe caktoni një takim. Jo të gjitha gungat janë kancerogjene – disa lindin për shkak të parregullsive hormonale dhe derisa mjeku juaj t’ju thotë të kundërtën nuk keni përse të shqetësoheni.

6.Problemet hormonale. Disa gra mund të pësojnë probleme hormonale të shkaktuara nga PCOD (Sëmundja Polikistike e vezores) ose PCOS (sindroma polycistike e vezores). Kjo ndodh kur vezoret fillojnë të prodhojnë sasi të mëdha të androgjenit, një hormon mashkullor. Me kalimin e kohës, parregullsitë hormonale mund të çojnë në infertilitet dhe kancer të rreshtimit brenda mitrës. Mjeku juaj mund të kryejë teste për të përjashtuar PCOD / PCOS ose t’ju japë ilaçe për t’ju ndihmuar të shëroheni.

Edhe nëse nuk po përjetoni ndonjë çrregullim gjinekologjik, është një praktikë e mirë nëse vizitoni rregullisht mjekun tuaj. Dëgjoni trupin tuaj dhe kushtojini vëmendjen që meriton para se të fillojë t’ju kushtojë më shumë.

Lexo edhe: 5 këshilla për të ndihmuar gratë shtatzëna të gjejnë gjinekologen e duhur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X