Kuptimi i zhvillimit te femijes

0 0

Gjatë kujdesit për fëmijët dhe punës me ta, është me rëndësi të kuptohet zhvillimi i tyre. Është e pamundur të mendohet për përmbushjen e nevojave të fëmijëve nëse nuk e dini se çfarë pritet prej fëmijëve, për shembull, në raport me të menduarit, komunikimin dhe aftësitë fizike. Ekzistojnë tre principe themelore të zhvillimit të njeriut, që janë të ndryshueshme për të gjithë pas lindjes.
1. Zhvillimi fillon nga koka dhe zhvillohet poshtë nëpër trup
Fëmija i porsalindur nuk mund ta mbajë kokën e vet drejt, megjithatë për vetëm disa muaj, bebja do të mund të ulet. Kjo është rezultat i asaj që kontrolli i boshtit kurrizor dhe sistemi qendror nervor zhvillohet nga maja e kokës poshtë deri në bazën e boshtit kurrizor. Ky kontroll mund të vërehet tek fëmija, ashtu siç fillon ai ta mbajë kokën në mënyrë të pavarur. Ngjashëm me këtë, bebja e porsalindur luhatet andej-këndej me duart e veta, ndërsa për nëntë muaj ai arrin ta gjejë edhe thërrmijën ose pjesëzën më të vogël dhe të kapë gjëra me gishtin e tij tregues dhe gishtin e madh. Kjo është rezultat i asaj se sistemi nervor po ashtu zhvillohet nga boshti kurrizor drejt ekstremiteteve (këmbëve dhe duarve).
2. Zhvillimi rrjedh sipas rendit të njëjtë, por mund të ndodhë me shpejtësi të ndryshme
Bebja duhet ta mbajë kokën drejt, të mësohet të ulet duke u mbajtur, e pastaj edhe pa i ndihmuar fare, para se të mësohet të qëndrojë në këmbë duke u mbajtur për mobilje, ndërsa me kalimin e kohës edhe të ecë në mënyrë të pavarur. Asnjë bebe nuk mund të mësohet të ecë para se të mësohet të drejtohet. Por, është krejt normale që një bebe të ecë në muajin e nëntë, ndërsa një bebe tjetër të mos e mësojë këtë shkathtësi deri në moshën 18-muajshe.
3. Të gjitha fushat e zhvillimit janë të lidhura me njëra-tjetrën
Bebja nuk mund të fillojë të ushqehet me gishta derisa nuk do të mund ta drejtojë dhe zhvillojë shkathtësinë e kapjes së sendeve me gishtin e madh dhe gishtat e tjerë. Zhvillimi i të folurit te fëmija varet nga fakti se nëse ka fëmijë vështirësi të dëgjojë qartë ose nëse askush nuk i flet drejtpërdrejt atij.
Fëmija që nuk pranon dashuri dhe kujdes, nuk arrin të rritet dhe të zhvillohet.. Në fund, mbani mend se që të zhvillohen deri në potencialin tij të plotë, fëmijët kanë nevojë për mbështetje të madhe dhe udhëheqje prej njerëzve të tjerë në jetët e tyre. Mossuksesi i përmbushjes së të gjitha nevojave të bebes mund të ketë pasoja serioze ndaj zhvillimit të tij.
Fazat dhe rendi i zhvillimit
Nga lindja deri në një vit
Fëmijët e vegjël mund:

• t’i shikojnë personat si forma të paqarta;
• të kapin një send që e ka prekur pëllëmbën e dorës së tyre;
• ta kthejnë kokën dhe ta kërkojnë gjirin, nëse preken me të në faqe;
• të thithin dhe të gëlltisin;
• të përpiqen të bëjnë lëvizje për të ecur me hapa, nëse mbahen drejt, me këmbë mbi një bazë të forte;
• të frikësohen si reagim ndaj një tingulli të papritur ose ndaj një drite të fuqishme;
• papritmas t’i shtrojnë duart, e pastaj t’i mbledhin rreth vetes nëse kanë ndjenjë se janë duke u rrëzuar;
• ta dallojnë zërin dhe erën e nënës së tyre të qajnë kur janë të uritur, kur u dhemb diçka, kur kanë nevojë për ushqim, kur duhet t’u ndërrohen pelenat ose kur kanë nevojë vetëm të përqafohen.
Deri në ditëlindjen e tyre të parë bebet mund:
• të lëvizin përreth duke u zvarritur ose duke u tërhequr, disa mund të qëndrojnë në këmbë me pak ndihmë, ndërsa një numër i vogël i tyre mund të ecin në mënyrë të pavarur;
• t’i përdorin me shkathtësi duart që t’i lëvizin dhe t’i radhisin sendet, duke përfshirë edhe lëshimin e sendeve në dysheme dhe vëzhgimin mbi to që të shohin se ku gjendenl
• të bëjnë me dorë për “mirupafshim” dhe të bëjnë me shenjë me gisht kah sendet;
• të komunikojnë duke mërmëritur dhe duke shqiptuar fjalë me dy rrokje si “dada”;
• ta kuptojnë botën përreth tyre;
• ta dinë se kush janë kujdestarët e tyre kryesorë dhe të qajnë nëse lihen me dikë që nuk e njohin.
Ditëlindja e tretë
Deri në ditëlindjen e tyre të tretë fëmijët mund:
• të vrapojnë, të ngjiten dhe të ngasin bicikletë;
• të lëvizin nëpër shkallë, duke i ndërruar këmbët njëra pas tjetrës dhe të ecin në gishta;
• ta kryejnë vetë nevojën e tyre fiziologjike;
• të flasin qartë që t’i kuptojnë të gjithë;
• të bëjnë dallim ndërmjet djemve dhe vajzave;
• ndonjëherë të luajnë bashkë me fëmijët e tjerë;
• të bëjnë kullë nga nëntë katrorë dhe të bëjnë urë me katrorë;
• t’i ngjisin pullat dhe të bëjnë varg me rruaza;
• të kënaqen në luajtjen e roleve me lodra dhe me rregullimi e tyre perfekt;
• të kënaqen me libra;
• të kënaqen duke vizatuar dhe “të shtiren” se shkruajnë;
• të kenë më pak shfryrje të hidhërimit (të cilin kanë filluar ta kenë që nga mosha 18-muajshe);
• të kënaqen në kopjimin dhe ndihmën e të rriturve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X