Kujdesuni për zemrën në shtatzani: rreziqet për ju dhe fëmijën!

0 0

Gjatë shtatzënisë zemra është një nga organet që punon shumë më tepër dhe nëse ka pasur probleme më parë, situata mund të përkeqësohet përgjatë 9 muajve.

Ky është përfundimi që doli nga Kongresi i fundit i Kardiologjisë Evropiane i mbajtur në Munih. Më parë, një tjetër studim i kryer nga Universiteti i Arkansasit për Shkencat Mjekësore në Little Rock dhe i botuar në revistën Anesthesiology, kishte nënvizuar se si para dhe gjatë lindjes, gratë rrezikojnë të pësojnë një atak kardiak.

Studimi

Studiuesit shqyrtuan mbi 56 mijë lindje të ndodhura midis viteve 1998 dhe 2011 dhe analizuan të dhënat mjekësore të nënave dhe foshnjave për të njohur gjendjen e shëndetit të grave si gjatë shtatzanisë ashtu edhe gjatë lindjes. Qëllimi ishte vlerësimi i shfaqjes së problemeve të zemrës.

Pothuajse 5,000 raste të atakut kardiak

Nga analiza e rezultateve, doli që në kampionin e konsideruar, gjatë ose në fund të shtatzanisë ndodhën 4,843 atake kardiake. Arsyet? Në 44.7% të rasteve shkaku ishte gjakderdhja, në 13.3% një mosfunksionim i zemrës, në 13.3% një embolizëm nga lëngu amniotik, në 11.2% një infeksion gjaku. Duhet të theksohet, megjithatë, se mbijetesa është përmirësuar, nga 52% në 1998 në 60% në vitin 2011.

Shumë faktorë rreziku

Autorët konkluduan se, mesatarisht, të paktën një nga 12,000 gra vuan nga ataku kardiak gjatë shtatzanisë. Ndër faktorët e rrezikut për shëndetin e zemrës së nënave të ardhshme janë mosha e vjetër, kushtet socio-ekonomike të pafavorizuara, gjendja shëndetësore dhe komplikimet e mundshme gjatë shtatzënisë ose lindjes, si para-eklampsia.

Me pak fjalë

Nëse shfaqen probleme të zemrës gjatë shtatzanisë, nuk rrezikohet vetëm shëndeti i nënës, por edhe ai i fëmijës. Kjo është arsyeja pse, sipas ekspertëve, mjekët dhe mamitë nuk duhet të nënvlerësojnë asnjë simptomë.

Lexo edhe: Semundjet autoimune dhe shtatzania






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X