Kujdesi që duhet të tregojnë gratë shtatzëna në pranverë e verë

0 0

Shtatzania është një nga momentet më të bukura në jetën e një gruaje, por është gjithashtu një nga më delikatet, sidomos këtë vit dhe në këtë periudhë, kur shtatzania në pranverë duhet të përballet me ndryshimet e papritura të temperaturës që mund t’ju ekspozojnë ndaj disa sëmundjeve që lidhen me të ftohtit, por gjithashtu Covid-19, që është ende midis nesh. Jo vetëm kaq: kalimi i shpejtë midis të ftohtit në mëngjes dhe ngrohtësisë në mes të ditës mund të shkaktojë rënie të presionit.

Kini kujdes nga ndryshimet e papritura të temperaturës

Në pranverë është normale që të jetë freskët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe që temperatura të rritet në mes të ditës. Ky ndryshim i papritur i temperaturës mund të shkaktojë disa ndryshime tensioni, të cilat e ekspozojnë gruan në pritje ndaj shqetësimeve të lehta siç janë të fikët dhe marramendjet. Në përgjithësi, tensioni në vlerat 120/80 mm Hg është normal. Për të shmangur rreziqet, është e domosdoshme të mbani veshje klasike me shtresa: kështu që në mëngjes dhe në mbrëmje jeni të mbuluar mirë, ndërsa në orët e mesditës është e lehtë të hiqni një shtresë për të lejuar trupin të përshtatet gradualisht me temperaturën e jashtme. Është e rëndësishme që veshja të jetë e rehatshme dhe jo shtrënguese, për të nxitur qarkullimin, duke shmangur kështu ënjtjen e gjymtyrëve të poshtme. Për të mbajtur presionin e gjakut në nivele ideale, këshillohet të pini shumë ujë natyral që hidraton qelizat. Është gjithashtu mirë të konsumoni ushqime të bazuara në kalium, kalcium dhe magnez, elemente që rregullojnë presionin e gjakut. Ato gjenden në frutat dhe perimet e freskëta (të cilat gjithmonë duhet të lahen mirë), në arra, në produktet e qumështit.

Mund të përjetoni aciditet

Ushqimi i duhur ndihmon gjithashtu për të mbajtur nën kontroll çrregullimet e acidit në stomak, të cilat janë mjaft të shpeshta në shtatzani, veçanërisht në pranverë. Në fakt, kur të vijë vera, sasia e lëngjeve gastrike të prodhuara nga stomaku rritet. Ndodh tek të gjithë por te gratë shtatzëna çrregullimi ndihet më shumë. Një pjesë e përgjegjësisë qëndron te progesteroni, nivelet e të cilit rriten në shtatzani, që i bën muskujt më të relaksuar: prandaj, valvula muskulore midis stomakut dhe ezofagut gjithashtu tenton të hapet, duke e lënë përmbajtjen e stomakut të rrjedhë përsëri në ezofag, duke shkaktuar aciditetin. Kjo gjendje favorizohet edhe nga rritja e madhësisë së fetusit në mitër, e cila shtyp organet e barkut, duke përkeqësuar refluksin. Për tu ndjerë më mirë këshillohet të shmangni konsumimin e ushqimeve shumë acid si fruta agrumesh, domate, uthull, por edhe nenexhik, çaj dhe kafe që nxisin sekretimin e acidit në stomak. Në fund të vaktit, është më mirë të mos shtriheni plotësisht. Nëse dëshironi të bëni një sy gjumë mund të vendoseni në një pozicion gjysmë të ulur. Më mirë akoma, do të ishte të bënit një shëtitje pas vaktit, për të stimuluar tretjen dhe për të kënaqur nevojën e trupit për të shijuar verën. Drita dhe lëvizja natyrore nxisin sekretimin e serotoninës, endorfinës dhe dopaminës, të cilat përmirësojnë humorin. Përveç ecjes, nëna e ardhshme mund të përfitojë nga moti më i butë për pak yoga ose gjimnastikë, në një park apo edhe në tarracë në shtëpi.

Çështja e alergjive

Një problem tjetër i shtatzanisë në pranverë është kthimi i alergjive sezonale, të lidhura me përhapjen e polenit në ajër. Ndërsa gratë alergjike mund të marrin me siguri ilaçe alergjie në vitet e tjera, ato duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje ilaçeve që marrin gjatë nëntë muajve të pritjes, pasi ato mund të arrijnë te fetusi. Për siguri, është gjithmonë e këshillueshme që të kërkoni mendimin e gjinekologut tuaj. Bëni kujdes nëse hunda juaj fillon të rrjedhë, nëse fillon teshtitja dhe ndiheni paksa në siklet: nëse nuk keni vuajtur kurrë nga alergjitë më parë, mund të jetë një ftohje klasike, por Covid-19 duhet të përjashtohet absolutisht. Gjithashtu për të shmangur përhapjen e infeksionit dhe për të ditur se çfarë masash duhet të merrni, është mirë të jeni të kujdesshme, të lani duart me kujdes, të përdorni një maskë dhe të kontaktoni mjekun tuaj nëse keni dyshime.

Vitamina D

Në verë, gratë shtatzëna duhet të kalojnë më shumë kohë jashtë për t’u furnizuar me vitaminën D, një substancë që i bën kockat e nënës dhe fëmijës të forta dhe që sintetizohet nga rrezet e diellit.

Lexo edhe: Pastrimi i shtëpisë dhe kujdesi nga alergjitë në pranverë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X