Kujdesi për lulet mbron shëndetin mendor

0 0

Ka shumë studime që dëshmojnë se si kopshtaria mund të jetë një ndihmë konkrete për të ruajtur shëndetin mendor. Kujdesi për një bimë, ujitja, rritja e saj ndihmon veçanërisht ata që vuajnë nga depresioni, ankthi dhe vetmia.

Eksperimenti në Britaninë e Madhe

Në këtë drejtim, në Angli, konkretisht në Praktikën Mjekësore të Cornbrook në Mançester, kanë filluar një eksperiment që përfshin përdorimin e kopshtarisë si një alternative për ilaçet. Në fakt, bimët mund të konsiderohen mjet i vlefshëm për t’u rikthyer në gjetjen e vetvetes dhe ndarjen e shoqërisë me njerëzit që për arsye të ndryshme e gjejnë veten duke përjetuar një gjendje psikologjike të vështirëë dhe izoluese. Bimët e përdorura për eksperiment janë kryesisht barishte.

Dy orë në javë

Gjatë eksperimentit, mjekët vunë re që marrja me kopshtari është relaksuese dhe kundër ankthit: dy orë në javë janë të mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të marrë përfitime konkrete emocionale, mendore, madje edhe fizike. Supozimi nga i cili mjekët morën indicien është se një pjesë e madhe e asaj që i bën njerëzit të lumtur dhe të ndjehen mirë nuk ka të bëjë me mjekimin: kjo është arsyeja pse kopshtaria mund të jetë një mënyrë efektive për të lehtësuar ankthin dhe tensionin dhe për të reduktuar dëmtimin fizik dhe mendor që shkakton stresi. Kjo nuk vlen vetëm për ata që janë të sëmurë, por edhe për ata që duan të ruajnë mirëqenien.

Lidhja midis kopshtarisë dhe shëndetit është histori e lashtë nëse konsiderojmë se që në vitin 1600 në Angli pacientëve më të varfër iu kërkua të paguanin shtratin e spitalit duke punuar në kopsht dhe mjekët vunë re që duke ndenjur në zonat e gjelbërta dhe duke praktikuar kopshtarinë, pacientët shëroheshin më shpejt. 

Në fakt, përkushtimi i vetes në kopshtari i afron njerëzit pranë një stili jetësor më të ngadaltë dhe më të qetë, deri në atë pikë sa, ashtu si gjatë një meditimi, njeriu nuk vëren kalimin e kohës dhe heq mendjen nga vorbulla e mendimeve të përditshme që e mundojnë. Mos harroni se kujdesi për kopshtarinë gjithashtu nënkupton studimin, zgjidhjen e problemeve, qëndrimin vigjilent, të gjithë elementë shumë të dobishëm për të mbajtur trurin aktiv dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve serioze siç janë çrregullimet mendore dhe Alzheimer.

Lexo edhe: Kopshtaria mund t’ju rrisë jetëgjatësinë deri në 100 vjeç






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X