Kujdesi per lekuren e bebes

0 0

Bebja juaj mund te kete lekure te ndjeshme dhe gjate rritjes mund te shfaqe probleme si: carje, gervishtje, irritime, skuqje apo te tjera shenja. Kjo mund te jete shume shqetesuese per ju dhe femijen tuaj. Ja si te trajtoni me efikasitet disa nga problemet me te shpeshta te lekures se femijeve:
Çfare duhet te bejme kur femija ka:
Lekure te thate?
Te rriturit nuk jane te vetmit qe vuajne nga lekura e thate, pasi ky eshte nje problem qe prek edhe femijet, sidomos ne klime te ftohte. Mundohuni te mos perdorni sapun me arome, pasi ata mund te jene irritues per lekuren e femijeve dhe mund te shkaktojne tharje te saj. Gjithashtu ferkimi me force i lekures gjate larjes mund te demtoje lekuren delikate te femijeve. Mundohuni ta fshini mire dhe me kujdes fytyren e femijes pas larjes. Perdorni nje krem delikat ne menyre qe lekura e femijes te mbetet e hidratuar.
Lekure te plasaritur?
Ndodh qe lekura e femijes tuaj te plasaritet, por ekzistojne shume lloje kremrash qe mund ta permiresojne kete problem. Gjithashtu ekzistojne dhe locione qe e mbajne te njome lekuren e femijes, duke mos lejuar qe ajo te plasaritet.
Kruajtje te lekures?
Shume femije mund te vuajne nga kruajtjet e lekures, veçanerisht nese mjeku pediater ka thene qe femija eshte me ekzeme. Ky problem mund te jete me i shprehur zakonisht gjate muajve te dimrit. Per ta ndihmuar femijen duhet t’i beni banja te rregullta dhe te mbani lekuren e tij te hidratuar mire.
Çarje te lekures?
Ndonjehere lekura e femijes mund te cahet dhe kjo mund te jete shume e dhimbshme per te. Mund t’i vereni keto carje sidomos ne lekuren e duarve ose te kembeve dhe zakonisht shkaktohen nga ekspozimi i lekures ndaj temperaturave shume te uleta.
Cilat jane produktet natyrore me te mira per bebet?
Produktet me te mira per lekuren e bebeve zakonisht permbajne perberesit e meposhtem:
Vaj avokado
Ky eshte nje perberes natyral, i cili perthithet lehtesisht nga lekura e bebeve. Perdoret si ne lekuren e trupit ashtu edhe ne te kokes. Vaji i avokados permban vitamin ate rendesishme si: A, D dhe E.
– Vitamina E
Ka nje efekt te fuqishem antioksidant qe e mbron lekuren e bebeve nga inflamacioni dhe ndihmon ne hidratimin e saj.
– Caji jeshil
Eshte nje antioksidant i shkelqyer, i cili parandalon mbivendosjen e mikrobeve ne lekure.
Si te menaxhoni problemet e lekures tek femijet?
Shume femije mund te kene nxirje, te cara, zona te ashpra ne lekure dhe irritime te tjera te lehta si pasoje e perplasjeve, goditjeve apo ferkimeve. Megjithate ne disa raste nje pjese e ketyre irritimeve mund te vijne si pasoje e dietes ushqimore, prandaj duhet te kontaktoni me mjekun dhe ne bashkepunim me te, te vezhgoni ne menyre te detajuar dieten e femijes.
Keshilla si te kujdeseni per lekuren e femijes:
– Mundohuni te perdorni vetem kremra per bebe, te cilat nuk kane arome, per te shmangur rrezikun e irritimeve.
– Vezhgoni me kujdes dieten ushqimore te femijes suaj. Nese mendoni qe irritimi i lekures ka adhur nga nje ushqim i caktuar eshte mire qe ta hiqni ate ushqim nga dieta e tij dhe te flisni me mjekun.
– Mundohuni ta mbroni femijen tuaj nga rrezatimi i forte i diellit, duke perdorur kremra mbrojtes nga dielli me faktor te larte (mbi 30 SPF). Mbrojtja e lekures se femijes nga dielli eshte e rendesishme, pasi parandalon rrezikun per shfaqjen e kancerit te lekures ne moshe te rritur.
– Sigurohuni qe femija te laje duart shpesh me sapun ne menyre qe te mos transmetoje me duar mikrobe apo viruse te ndryshme ne lekure dhe ne goje.
– Nese femija eshte rrezuar, ne vendin e goditjes vendosni nje qese me akull ose nese ka gjakderdhje duhet ta shtypni plagen qe te mos lejoni humbjen e metejshme te gjakut. Kurre mos perdorni ngjitese qe vetenxehen mbi lekuren e femijeve, pasi ato mund ta irritojne lekuren me tej.
– Nese ka nje plage djegie eshte me mire qe ta lini ate te hapur te ajroset. Ne cdo rast djegie eshte me mire te kerkoni keshillen e mjekut.
– Disa femije mund te kene infeksion fungal te lekures (myk ne lekure). Ato duken si zona te skuqura me lekure te luspezuar mbi te. Ne te gjitha keto raste eshte mire te kerkoni keshillen e mjekut.
Si ta mbajme lekuren e femijes te hidratuar?
Eshte e rendesishme qe ta mbani te hidratuar lekuren e femijes ne menyre qe te parandaloni tharjen e saj. Nuk duhet te perdorni kurre kremra dhe produkte qe perdoren per lekuren e te rriturve. Mund te perdorni menyrat e meposhtme per te mbajtur lekuren e femijes te njome:
– Duke bere masazh trupi
Pas banjes dhe pasi ta keni thare lekuren e femijes, mund ta masazhoni me kujdes ate duke perdorur nje krem bebesh.
– Perdorimi i kremit per lekure te thate
Nese vini re qe femija ka lekure te thate, menjehere aplikoni nje sasi te bollshme kremi ne zonen e thate ne menyre qe situata te mos perkeqesohet.
– Vaji per bebe
Per lekure te hidratuar, pas banjes, mund te perdorni edhe vajin e bebeve.

Lexo edhe: Si behet masazhi i bebes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X