Nëse jeni duke pritur ardhjen në jetë të fëmijës së dytë, kjo shtatzani do të jetë e ngjashme por edhe e ndryshme nga e para. Por ndryshimi kryesor, pavarësisht gjithë simptomave të shtatzanisë, është fakti se tashmë keni një person për të cilin duhet të kujdeseni.
Kërkoni ndihmë
Kërkojini prindërve ose partnerit ta shëtisin fëmijën, ta nxjerrin në park etj. Ndërkohë që fëmija është larg, mund të përfitoni për të pushuar ose të merreni me përgatitjet e blerjet për fëmijën e dytë.
Mos e stërmundoni veten
Mos u përpiqni të pastroni shtëpinë çdo ditë. Prioritet duhet të jeni ju dhe fëmija që keni në bark.
Inkurajoni fëmijën e madh të jetë i pavarur
Të vegjlit e kanë shumë të vështirë kur lind fëmija tjetër, sepse mendojnë se nëna nuk do të ketë më kohë për ta. Kështu, filloni t’i mësoni atyre të kujdesen për veten me mundësitë që kanë, që të jenë të përgatitur kur të vijë në jetë motra ose vëllai.
Flini sa herë që është e mundur
Një studim nga NASA zbuloi se një dremitje e shkurtër rreth 26 minuta mund të rrisë përqëndrimin me 54 për qind dhe është mënyra ideale për të zëvendësuar mungesën e gjumit gjatë natës, apo për të përballuar lodhjen.
Shmangni lëvizjet e tepërta
Kujdesi dhe marrja me gjithçka, qoftë edhe me detajet më të panevojshme është humbje kohe dhe energjie për ju. Mundohuni të merreni me gjërat që janë vërtet të nevojshme dhe gjërat e tjera t’i blini online ose t’i kërkoni dikujt t’i bëjë për ju.
Merruni me detyrat e mëngjesit që në mbrëmje
Kjo do të kursejë kohën dhe do t’ju shmangë shpërqëndrimin në mëngjes kur nuk do të dini ç’të bëni më parë.
Lexo edhe: Ardhja ne jete e bebes, si te reduktojme xhelozine e femijes se madh
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu