Kujdesi i dhembeve gjate shtatzanise

0 0

Xhinxhiva të fryra dhe të gjakosura? Dhëmbë të ndjeshëm? Shtatzania mund të shkaktojë probleme të ndryshme tek dhëmbët tuaj dhe për këtë është e rëndësishme të keni një rutinë të mirë të higjenës së gojës.

Shëndeti oral gjatë shtatzanisë
Gjatë periudhës së shtatzanisë është shumë e rëndësishme të tregoni kujdes për shëndetin e gojës tuaj duke qënë se estrogjeni dhe progresteroni shkaktojnë dobësim dhe gjakosje të xhinxhivave, duke bërë që edhe dhëmbët të jenë më të ndjeshëm. Skuqja e xhinxhivave do të shkaktohet edhe nga rritja e fluksit të gjakut me rreth 30-50% gjatë periudhës së shtatzanisë. Probleme të tilla të patrajtuara mund të kenë pasoja negative tek gruaja dhe tek fëmija.

Këshilla për një përkujdesje ndaj dhëmbëve

Caktoni një takim
Në momentin që do të vendosni të nisni një shtatzani, do të ishte mirë të bënit një vizitë paraprake tek mjeku, në mënyrë që të rregulloni probleme të mundshme të dhëmbëve tuaja para ngjizjes së fëmijës. Nëse tashmë jeni shtatzane, do të ishte mirë të caktonit një takim me dentistin gjatë trimestrit të dytë.

Larja e dhëmbëve
Është shumë e rëndësishme të lani dhëmbët tuaja të paktën dy herë në ditë, kryesisht pas vakteve, sidomos pasi keni konsumuar diçka të ëmbël.

Blini një furçë të mirë dhëmbësh
Do t’ju këshillonim të përdornit një furçë dhëmbësh me bateri si edhe një pastë dhëmbësh me fluor, por nëse nuk keni mundësi të blini një të tillë, një alternativë e mirë do të ishte blerja e një furçe të butë, e cila do të kishte një formë të tillë që t’ju mundësonte edhe pastrimin e zonave më të vështira të gojës. Gjithashtu duhet të përdorni edhe fijet dentare pastruese të paktën njëherë në ditë.

Nëse vuani nga problemet e shtatzanisë
Nëse keni të vjella gjatë shtatzanisë duhet të evitoni larjen e dhëmbëve menjëherë, pasi në të kundërt aciditeti i stomakut mund të gërryejë dhëmbët tuaj. Do t’ju këshillonim që në fillim të shpëlanit gojën me një gotë me ujë dhe më pas, pas rreth 1 ore t’i lanit dhëmbët me furçë.

Shpëlarësit
Duke qënë se gjatë shatatëzanisë të vjellat mund të jenë frekuente, do të ishte mirë të përdornit një shpëlarës goje me aromë mente, në mënyrë që të largonit aciditetin e stomakut nga goja dhe dhëmbët tuaj.

Mbani me vete një furçë të vogël dhe pastë dhëmbësh
Duke qënë se higjena e gojës gjatë shtatzanisë është shumë e rëndësishme, dhe mund t’ju ndodhë që të hani një vakt jashtë shtëpisë, do të ishte mirë të blinit një furçë të vogël si edhe pastë dhëmëbësh në mënyrë që të keni mundësi t’i lani ato kudo që të ndodheni.

Kujdes me dietën tuaj ushqimore
Përpiquni të evitoni sa më shumë ushqimet që përmbajnë sheqer duke i kushtuar më shumë rëndësi konsumit të frutave dhe perimeve, të cilat janë të pasura me vitamina dhe minerale.

Disa mite rreth dhëmbëve
1- Pirja e qumështit gjatë shtatzanisë do të sigurojë një furnizim të mirë të organizmit me kalcium, por fatkeqësisht kjo gjë nuk garanton se fëmija do të ketë dhëmbë shumë të shëndetshëm.
2- “Për çdo shtatzani kam humbur një dhëmb”! Kjo është një shprehje e cila i përket më tepër brezave të kaluar, pasi kohë më parë gratë mendonin se dëmtimi i dhëmbëve gjatë shtatëzanisë ishte diçka e pashmangshme, por kjo sot është e mundur falë ndjekjes së një diete të shëndetshme ushimore si edhe përkujdesjes se duhur ndaj tyre.
3- Cilësia dhe shija e qumështit të gjirit ndikohen nga trajtimi i dhëmbëve, por ju mund të zgjidhni të besoni edhe ndryshe!
4- Marrja e suplementeve shtesë të fluorit gjatë shtatzanisë do të kenë një ndikim të vogël në rritjen e fëmijës, pasi nuk janë në gjendje të depërtojnë në placentë.

Trajtimi i dhëmbëve gjatë shtatzanisë
Nëse keni kohë që nuk shkoni tek dentisti tani do të ishte momenti i duhur ta bëni! Ai do të vlerësojë cila është mënyra më e mirë për të trajtuar dhëmbët tuaj, duke marrë në konsideratë moshën e shtatëzanisë tuaj.

Lexoni dhe: Çfarë ndodh kur nuk lajmë dhëmbët?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X