Mos u shqetësoni nëse barku juaj është i madh dhe këmbët të fryra. Për një kohë të shkurtër gjithçka do të kthehet si më parë. Edhe pse jeni të lodhura, të dërrmuara nga pagjumësia, përpiquni të gjeni kohë për t’u kujdesur për paraqitjen tuaj. Kërkoni ndihmë nga bashkëshorti ose familjarë të tjerë, një shoqe, apo merrni një kujdestare, qoftë dhe një herë në javë dhe këtë kohë kushtojani vetëm vetes suaj. Kjo do t’ju ndihmojë t’ju ngrihet humori.
Edhe kur ushqen me gji fëmijën e vet nëna mundet:
- të hajë pothuaj gjithçka që i pëlqen;
- mund të bëjë plazh dhe të marrë rreze me llambë ultravjollcë (të nxihet në solar);
Ushqyerja e nënës
Nëna që e ushqen fëmijën e vet jo vetëm mund të hajë çfarë i pëlqen, por edhe duhet të hajë pak më shumë gjatë gjithë kohës që ushqen me gji fëmijën e vet. Janë të gabuara zakonet popullore që i ndalojnë nënës ushqime të caktuara. Sa më e larmishme dieta, aq më mirë është. Ndërkaq nëna duhet të dijë se disa ushqime të caktuara mund të shkaktojnë alergji apo intolerancë tek fëmija dhe një prej tyre është qumështi dhe prodhimet e tij, të cilat mund të shkaktojnë alergji ndaj laktozës tek fëmija dhe për pasojë dhimbje barku. Gruaja që sapo ka lindur duhet të hajë me shumicë fruta dhe perime, me qëllim që të luftohet kapsllëku. Gjatë periudhës që ushqen me gji, nëna nuk duhet të bëjë dieta dobësuese, kjo pasi qumështi i nënës prodhohet duke konsumuar energjitë ushqimore të saj, prandaj edhe duhet të hajë kur i hahet, përndryshe mund të krijohen mungesa në ndonjë lëndë ushqimore të rëndësishme tek fëmija.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu