Organizata Botërore e Shëndetit ka mundësuar online për të gjitha nënat protokollin me këshillat që kanë si funksion uljen e vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës gjatë si edhe pas lindjes.
Sipas tyre:
- Nëna dhe fëmija nuk duhet të dalin nga spitali pas të paktën 24 orëve nga lindja (lindje natyrale). Dhe nëse nëna lind në shtëpi mjeku duhet të qëndrojë pranë saj për të paktën 24 orë.
- Kontrollet e fëmijës duhet të bëhen përkatësisht në ditën e: 3, 7, 14 si edhe ditën e 40 të lindjes. Ndërkohë në disa vende, infermierja e bebes mund të kryejë edhe vizita të përditshme gjatë javëve të para.
- Gruaja duhet të ushqeje vetëm me gji 6 muajt e parë të jetës së fëmijës. Nëna dhe fëmija nuk duhet të ndahen në asnjë moment nga njëri-tjetri gjatë ditës.
- Dizinfektimi i kordonit ombelikal duhet të bëhet me anën e një solucioni me bazë clorexine përgjatë javës së parë.
- Banjoja e parë nuk duhet të kryhet pa kaluar 6 (minimum)-24 orë nga lindja.
- Veshja e fëmijës duhet të përshtatet me temperaturën e ambientit. Koka duhet të mbulohet duke qënë se humb shumë nxehtësi.
- Nëna duhet të kryejë vizita mjekësore 24 orë nga lindja për të shmangur ndonjë komplikacion të mundshëm, si edhe të kryejë një kontroll pas 15 ditësh nga lindja, nëpërmjet të cilit vërteton nëse ka qumësht mjaftueshëm si edhe nuk shfaq simptoma të depresionit post-partum.
- Duhet të kërkojë mbështetje nga të afërmit në aspektin psikologjik.
- Duhet të marrë vitamina si edhe antibitotikë nëse lind nevoja.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu