Kujdes nëse merrni këtë mesazh, është i pavërtetë!

0 1

Pavarësisht situatës së vështirë që po jetojmë, ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga e të krijojnë hilaritet me mesazhe të pavërteta.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rënë pre e një akti të tillë dhe ka bërë një denoncim duke ndërgjegjësuar gjithë qytetarët.

Një qytetar ka marrë një mesazhin nga dikush që pretendon se është mjeku Pipero, përmbajtja e të cilit thotë se duhet të karantinohesh pasi një i afërm i yti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Reagimi i mjekut Pëllumb Pipero:

Të Dashur Qytetarë!

Sapo lexova një mesazh të tillë i cili jo vetëm nuk është dhe nuk mund të jetë i imi, dhe si i tillë është i dënueshëm, por mbi të gjitha është shumë i dëmshëm për situatën që kalon jo vetëm vendi ynë por gjithë bota nën peshën e një pandemie shumë serioze që deri tani ka shënuar mijëra viktima, dhe për të cilën ende nuk kemi një armë në dorë për ta luftuar, as medikamente të certifikuara dhe as vaksinë. E vetmja armë që kemi, është në duart tuaja, të qëndroni në shtëpi, të bëni durim dhe të respektoni këshillat tona. Mesazhe si ky që po lexoni janë shumë të dëmshme, madje dhe të dënueshme! Këshilloj këdo që guxon e shkruan në emrin tim sot, ose të kolegëve të mi nesër, të mos luajë kësisoj. Sot në kemi përballë coronavirusin dhe duhet të mjekojmë të sëmurët e të gjurmojmë e identifikojme rastet e kontaktit, nesër ligji do gjurmojë e vërë para përgjegjëisë të gjithë ata që guxojnë të luajnë me jetën e qytetarëve!

Falemnderit!

PS: Emrin e marrësit të mesazhit e kam fshirë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X