Kujdes me teknologjinë, pse duhet t’i lexojmë fëmijëve libra që të vegjël

0 0

“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë, të veten. Kush lexon do të ketë jetuar 5000 vjet; qëkur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Luçian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një kthim pas në pafundësi.” (Umberto Eco)

Umberto Eco nuk mund ta shprehte me fjalë më të mira se çfarë do të thotë të lexosh. Të hapësh një libër është si të hapësh një botë të re. Të izolohemi momentalisht nga jeta jonë dhe problemet tona, për t’u zhytur në historinë e personazheve të panjohura që shumë shpejt do të mund të bëhen miqtë tanë. Jemi  futur në një qytet tjetër në një epokë tjetër: fjalët e një libri kanë fuqinë të të dërgojnë kudo dhe të bësh të imagjinosh vende të largëta, të shijosh shije dhe parfume të ndryshme dhe të jetosh në një tjetër epokë.

Një libër mund të të dhurojë edhe emocione te bukura.

Të lexosh është edhe një mënyrë si të relaksohesh. Ka nga ata që pëlqejnë të lexojnë diçka gjatë udhëtimeve të gjata në shtëpi, punë, shkollë e për ta nisur ditën mirë, ka dhe të tjerë që i kushtojnë disa orë leximit para se të dremisin. Por kur libri është i bukur dhe për më tepër jashtë bie shi dhe bën ftohtë, të mbështetësh në divan ose në krevat duke shijuar një tas çokollate të ngrohtë (ose çaji të ngrohtë) duke lexuar mund të zbulosh një aventurë të re?!

Mbi të gjitha, ‘mjerë’ ai që mendon se të lexosh është diçka për josocialët… Kurrë nuk keni dëgjuar diskutimet në një grup lekture? Është bukur të konfrontosh idetë me të tjerë persona rreth një libri, që ty mund të jetë dukur i mëzitshëm dhe dikujt tjetër i pahumbshëm.

Por jo vetëm! Të lexosh shumë ndihmon mbi të gjitha nga këndvështrimi gramatikor dhe linguistik. Mësohen vokale të reja, mënyra të reja për t’u shprehur e mbi të gjitha për të kuptuar mirë gramatikën. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të afrosh sa më shpejt të jetë e mundur fëmijët  te leximi. Që nga muajt e parë, duke përfshirë fëmijët në leximin e përrallave, do të jetë në gjest i bukur dashurie nga ana juaj dhe një gjë mjaft  e vlerësuar nga vogëlushët  që fillojnë të zhvillojnë ngadalë ngadalë aftësinë e tyre të të mësuarit .

Më pas fëmija do argëtohet duke parë imazhet dhe do të jetë për të një stimul më shumë për të mësuar leximin ngadalë ngadalë, duke lidhur një fjalë me një simbol për të shpjeguar fjalë të reja.

Kujtoni që është shumë e rëndësishme stimulimi i fantazisë së fëmijës, nuk duhet kurrë ta pengoni, por gjithmonë ta inkurajoni, kur të nxjerrë jashtë anën e tij kreative.

Do ishte mirë që të mbani sa më larg fëmijëve celularin dhe tabletin dhe ta ushqeni me dashurinë për librat. Nxirreni jashtë në park, luani me të e më pas shkoni në librari.

Do shikoni gëzim në sytë e fëmijës kur të shikojë kopertinat e ngjyrosura apo ato me personazhet e animuara. Do shikoni sesi etja e tij për dije do të rritet gjithnjë e më shumë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X