Kujdes me këto shenja! Ja kur foshnja juaj nuk është akoma gati për të filluar me ushqimin

0 0

Ka disa shenja të rreme të cilat mund të ngatërrojnë disa prindër dhe t’i udhëheqin ata për të futur disa ushqime të caktuara tek menuja e bebit sa më shpejt të jetë e mundur.

Por janë shumë shenja që duhen vëzhguar, për të marrë vendimin që fëmija juaj është gati për të filluar me produktet ushqimore, por ndërkohë ekzistojnë edhe disa shenja të rreme të cilat mund t’ju ngatërrojnë si prindër dhe t’ju nxisin që të filloni ta ushqeni fëmijën tuaj më herët se sa duhet me disa ushqime të ngurta.

  1. Fitimi i peshës. Shumë prindër mendojnë se nëse fëmija peshon më shumë se 6 kg është koha për të filluar ushqime të ngurta. Shumë foshnja dyfishojnë peshën e lindjes së tyre në një moment midis 4 dhe 6 muajve, kështu që ky “udhëzues” mund ta sjellë fëmijën në momentin e rekomanduar për fillimin e lëndëve të ngurta. Por një fëmijë më i vogël mund të dyfishojë peshën e tij të lindjes në një moshë shumë më të hershme, edhe pse sistemi i tij ka të ngjarë të jetë gati për ushqime të ngurta në një fazë më të vonshme. Pra arritja e një shtimi në peshë nuk tregon aspak për gatishmërinë e fëmijës për ushqime të tilla. Zakonisht foshnjat janë gati pas 6 muajve të parë.
  2. Shtimi i peshës. Në çdo kontroll të foshnjës, doktori rekomandon të ruani peshën e foshnjës në një tabelë për të parë nëse ajo po ndjek modelin e pritshëm të rritjes. Për foshnjat me gji, shtimi i peshës gjatë dy ose tre muajve të parë ka tendencë të jetë pak më i shpejtë se sa për foshnjat e ushqyer me qumësht pluhur për shembull. Por pas muajit të katërt, norma e shtimit të peshës zakonisht ngadalësohet. Foshnjat me gji ende fitojnë peshë, por jo aq shpejt sa në muajt e parë. Norma e shtimit ngadalësohet edhe më shumë gjatë gjysmës së dytë të vitit të parë. Gjithsesi tabela me peshën e foshnjës nuk është një tregues i mirëfilltë se kur foshnja duhet të nisë ushqimin e ngurtë. Kur keni dyshime konsultohuni me mjekun.
  3. Dhëmbët. Ndonjëherë njerëzit me më shumë eksperiencë u tregojnë prindërve të rinj se nëse foshnjave u dalin dhëmbët duhet nisur me ushqimin e ngurtë. Sjelljet e zakonshme ku fëmija fut lodra apo gishtat gjatë gjithë kohës në gojë intepretohen sikur ai është gati për të filluar me dietën e re. Problemi me “përdorimin” e daljes së dhëmbëve si një udhëzues është se disa foshnja lindin me dhëmbë, dhe ndërkohë të tjerë fëmijë nuk kanë dhëmbë deri sa bëhen pak më shumë se një vjeç. Kjo i bën prindërit mjaft të pasigurt për fillimin e ushqimeve të ngurta.

Nëse fëmija juaj nuk ka dhëmbë dhe është 6 ose 7 muajsh, a do të jetë në gjendje të menaxhojë ngrënien e ushqimeve që mund të marrë vetë? Si mund të përtypë apo të kafshojë pa dhëmbë? Prindërit ndonjëherë shqetësohen për këtë kur vendosin nëse duhet të përdorin qasjen e udhëhequr nga foshnja. Për fat të mirë, foshnjat janë shumë të afta të konsumojnë ushqime të buta për t’i gëlltitur ato.

Lexoni edhe: Cilat mund te jene disa nga ushqimet e para te bebes?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X