Kujdes! Këto produkte mund të djegin lëkurën e fëmijëve

0 0

 

Kremi i diellit është menduar për të mbrojtur lëkurën, por një nënë pretendon se ka bërë të kundërtën. Sipas Rebecca Cannon, një solucion mbrojtës nga dielli shkaktoi djegie kimike tek fëmija i saj.

“Ju lutem shikoni dhe kini kujdes kur përdorni locione kundër diellit me sprucim”!- shkroi nëna në Facebook, duke ndarë një seri fotografish që tregonin djegiet në fytyrën e vajzës së saj Kyla. “Kam bërë shumë kërkime. Unë nuk e di pse nuk është hequr nga raftet e supermarketeve!”

“Në anën e pasme të shishes thuhej se ishte e sigurt për përdorim në të gjitha moshat, përveç nëse fëmija është nën moshën 6 muajshe”, shpjegoi ajo në një intervistë, duke shtuar se Kyla nuk ishte ekspozuar fare në diell.

Sipas Cannon, në kohën që ajo ka bërë postimin, po hetohehsin edhe 9 raste të ngjashme.

“Pothuajse e njëjta gjë ndodhi me djalin tim vite më parë, përveçse më keq. Ishte mbi të gjithë lëkurën e tij dhe gati vdiq,” shkroi një komentuese.

Cannon shpreson se incidenti i frikshëm i Kyla do të shërbejë si një paralajmërim për prindërit e tjerë. “Dua vetëm fjalën që prindërit të jenë të kujdesshëm në lidhje me atë që u vënë fëmijëve të tyre”, tha ajo.

Lexo edhe: A mund te perdor vaj ulliri per lekuren e bebes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X