Kujdes! Jo çdo test  NIPT, është NIFTY

0 0

Në mes grave shtatzëna shpesh shtrohet pyetja a janë të gjithë testet NIPT me testin NIFTY – e njëjta gjë. Kjo për shkak të shkurtesave, pasi NIPT dhe NIFTY janë shumë të ngjashme, që të dyja e përshkruajnë testin prenatal. Kemi vendosur që të shpjegojmë termin NIPT dhe NIFTY, cili është ndryshimi midis tyre sepse ka shumë rëndësi të dihet dallimi.

NIPT – është test joinvaziv prenatal

NIPT është shkurtesa e testit joinvaziv prenatal (Noninvasive prenatal testing), që është metodë e re e zbulimit të sindromës Down dhe sindromave tjera të shpeshta të parregullsive kromozomale tek fetusi. NIPT është një akronim i përgjithshëm për të gjitha testet të cilat e kanë bazën në analizën e fragmenteve të ADN-së nga fetusi, që gjendet në gjakun e shtatzënës. Testi NIFTY është i sigurt si për shtatzëna ashtu edhe për fetusin, sepse për rezultatet e tij është e nevojshme vetëm një mostër e gjakut të nënës.

Çdo test NIPT e ka përfaqësuesin dhe emrin e vetë, siç është NIFTY. Përfaqësuesit dallojnë mes tyre sipas teknologjisë së analizës së ADN-së së fetusit, sasisë se sindromave që detektojnë dhe çmimit.

NIPT është një shkurtesë për një gamë të gjerë të testeve në mes të cilëve bën pjesë edhe NIFTY, dhe kjo nuk do të thotë se çdo NIPT është NIFTY.

NIFTY – testi prenatal lider në botë

Testi NIFTY nuk është si testet tjera, dhe për këtë është e rëndësishme të dihet që emri NIFTY nuk është thjesht nje emër për testin NIPT. Kur nuk e keni parasysh këtë fakt, mund të ndodhë që të dëshironi ta bëni NIFTY-n, e ndërsa e bëni testin NIPT të ndonjë përfaqësuesi tjetër.

NIFTY është testi më i gjerë NIPT, që teston dhe detekton një spektër të gjerë të parregullsive kromozomale.

NIFTY Plus zbulon tri trisomitë më të shpeshta kromozomale (sindromën Down, Edward dhe Patau), katër aneuploditë të kromozomeve të gjinisë, tri trisomitë shtesë dhe 60 delecione dhe duplikacione, gjithashtu mund të zbulojë gjininë e foshnjës. Nëse dëshironi test më të gjerë duhet ta dini që është e mundur me testin NIFTY Plus.

NIFTY ju bën të mundur që rezultatet t’i merrni shumë shpejt – në një periudhë prej 6 deri në 8 ditë pune nga marrja e mostrës së gjakut. NIFTY tani mundëson  teknologjinë e avancuar ne kryerjen e analizave gjenetike.

NIFTY është një nga prej testeve më të aplikueshme në treg. Deri më tani janë analizuar më shumë se 5 milionë mostra. Laboratori BGI, që realizon testet NIFTY, ka publikuar studimin më të madh në botë që ka përfshirë analizën e 146.000 shtatzënave që e kanë bërë testin Nifty.

Në këtë studim, NIFTY i ka të konfirmuara rezultatet të cilat i jane shpjeguar në vazhdim:

Trisomia 21 (sindroma Down):

Sensitiviteti – 99,17%; specificiteti – 99,95%

Trisomia 18 (sindroma Edwards):

Sensitiviteti – 98,24%; specificiteti – 99,95%

Trisomia 13 (sindroma Patau):

Sensitiviteti – 100%; specificiteti – 99,96%

Testi NIFTY prej vitesh kujdeset për nënat e ardhshme që sa më parë të marrin informacionet e detajuara dhe të sakta të analizave. Nëse keni vendosur për NIFTY, kujdesuni ta bëni pikërisht atë test, e jo të konfuzoheni nga ngjashmëria e emrave duke kryer nje test  tjetër. Kërkoni tek klinikat tuaja testin me emrin Nifty dhe kontrolloni cdo detaj, që nga momenti i kryerjes se hapave, tek firmosja e kontratës e deri tek momenti i marrjes se kampionit të gjakut.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen  niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni, por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X