Ku ndodhen nenat me te lumtura ne bote?

0 0

Norvegji! Nëse sipas studimeve të vitit të kaluar nënat më të lumtura në  botë jetonin në shtetin e Finlandës, këtë vit sërish pason një vend nordik, Norvegjia. Përfundimet janë publikuar në “State of the world’s mother and women” e ndjekur nga “Save the children”, dhe sipas tyre nënat në këtë vend gëzojnë një shëndet shumë të mirë fizik dhe psikik, si edhe një mirëqënie më të mirë të përgjithshme. Më pas do të dallohen nënat e: Finlandës, Islandës, Danimarkës, Zvicrës dhe Hollandës. Në fund të renditjes është Somalia.

Cilat janë kriteret e këtij vlerësimi?

Ndër parametrat më të rëndësishëm për t’u vlerësuar kanë qënë shëndeti i nënës dhe fëmijës, rreziku i vdekjes për secilin prej tyre gjatë lindjes, mirëqënia e fëmijës gjatë 5 viteve të para të jetës, kushtet ekonomike dhe prezenca e prindërve në familje. Të gjitha këto kritere bashkë, kanë bërë që shumë vende të pasura, si për shembull SHBA të renditen në vende të tilla si për shembull 33.

Përse vendet nordike?

Nuk është një çudi që sërish do të renditeshin në krye të listës nënat e një vendi nordik. Atje vdekshmëria është në nivele të ulta, njerëzit gëzojnë kushte më të mira shëndetësore, kanë të drejta të barabarta mes gruas dhe burrit, kanë një status social tepër aktiv dhe një stil shumë të shëndetshëm jetese, gjë që e lejon këtë vend t’i ofrojë nënave dhe fëmijëve një të ardhme shumë të mirë. Nuk duhet të harrojmë edhe mirëqënien ekonomike që personat që jetojnë në këto vende gëzojnë.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X