Tashmë keni një bebe shumë të vogël në jetën tuaj. Po tani çfarë do të ndodhë? Si sillet fëmija? Cilat janë veprimet që ai bën më shpesh?
Veprimet e një fëmije të porsalindur?
Fëmija në më të shumtën e kohës është në gjumë, dëshiron të pijë ose defekon. Por çfarë e shqetëson më shumë një nënë në këtë moment?
- E qara e fëmijës. Kjo është mënyra me të cilën ai komunikon. Ju duhet të dini t’i përgjigjeni në mënyën e duhur.
- Gromësimat dhe lemza. Pasi fëmija ka pirë duhet të gromësijë për të nxjerrë tepricën e ajrit. Mund të ndodhë që në këtë moment ta zërë lemza.
- Bebi mund të bëjë pushime të shkurtra gjatë frymëmarrjes. Nëse ato nuk zgjatin shumë janë shumë normale.
Ata gjithashtu:
- Mund të mblidhen njësoj sikur ishin brenda barkut;
- Ata lëvizin gjymtyrët e tyre me shpejtësi sikur janë trembur;
- Bebi rehatohet nëse i përkëdhelni këmbën me gishtin tuaj.
Veçoritë e bebit
- Do të ushqehet të paktën 8-12 herë në ditë;
- Edhe nëse ushqehen në mënyrë të rregullt dhe të mjaftueshme, do të bien nga pesha e lindjes.
- Do të ndërroni të paktën 4 bebelina me feçe gjatë ditës.
- Feçet e bebes që ushqehet me gji kanë një ngjyrë mustarde dhe ata që ushqehen me formulë kanë një ngjyrë të verdhë ose bezhë.
- Ai do të flejë 16-17 orë në ditë, por zakonisht jo më shumë se 1-2 orë pa ndërprerje.
Lexoni edhe: Bebi, kontrollet e para pas lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu