Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë katër ditë më parë. Vogëlushit i vunë emrin Krid dhe pas qëndrimit katër ditor në spital, çifti së bashku me djalin janë kthyer në shtëpi.
Kështu, ata i ka pritur një surprizë shumë e ëmbël, një tortë me mbishkrimin “Mirë se erdhe në shtëpi bebushi Krid.
Çifti ka treguar se vogëlushi Krid u ka ndryshuar jetët përgjithmonë dhe Klea e ak shprehur më së miri në foton e parë kur dha lajmin e ardhjes në jetë të Kridit.
“Paç jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston”, shkruate Klea.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu