Ksamili, i pakrahasueshem me asnje tjeter!

0 0

Ksamili është pjesë e bregdetit të vendit tonë, të cilin duhet ta vizitoni patjetër nëse keni dëshirë dhe mundësi, duke qënë edhe një destinacion shumë i mirë edhe për fëmijët e vegjël. Ai është cilësuar si një prej plazheve më të mirë në Europë, duke ju bashkangjitur edhe plazheve të Greqisë, Spanjës, Italisë, Kroacisë etj. Këto të dhëna i sjell “Europian best destinations”, në të cilën shkruhet se Ksamili është një bukuri shqiptare gati e “virgjër”. Ky vlerësim shkon për ujin e pastër dhe natyrën e gjelbër.

Ku ndodhet ky ishull?

Ai shtrihet gati 18 km larg qytetit të Sarandës dhe përbëjnë pjesën më tërheqëse të kësaj zone.

Ksamili është i përshtatshëm për turizmin familjar kur gjatë stinës së verës qindra turistë marrin me qera dhoma dhe apartamente për pushimet e tyre. Ksamili ju jep mundësinë të shkoni të bëni plazh apo të drekoni në ishuj të ndryshëm në të cilët do të ndieni edhe aromën e theksuar të jodit. Këta ishuj mund të arrihen fare mirë edhe me not, sigurisht nëse ju keni aftësitë e duhura.

Akomodimi dhe restorantet

Nëse dëshironi të shkoni dhe të përballeni me një ambient të mirë duhet të prenotoni më parë, në mënyrë që të mund të keni mundësi të zgjidhni. Është shumë e vështirë të shkosh në një vend turistik, në mes të sezonit dhe të gjesh një dhomë me kushtet që dëshiron, dhe kjo duhet evituar patjetër nëse keni me vete edhe fëmijë. Ndër të gjitha alternativat, do t’ju këshillonim të prenotonit një apartament nëse do të shkoni me pushime së bashku me familjen tuaj. Zakonisht çmimet variojnë nga 30-60 (apo edhe më shumë) euro nata.

Përsa i përket restoranteve ushqimi kryesor mbetet ai i detit, por një alternativë ekonomike do të ishte edhe gatimi brenda apartamentit tuaj. Mund të shkoni me automjetin tuaj deri në fshat dhe më pas të shijoni të gjitha bukuritë natyrore si edhe qetësinë që ofron kjo zonë. Nëse jeni çift dhe kërkoni edhe jetë nate, mund të bëni plazh gjatë ditës në Ksamil dhe më pas të frekuentoni një nga diskotekat e Sarandës.

Pushime të mbara!

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X