Kryeministri jep njoftimin për rihapjen e qarkullimit, ja çfarë rregullash duhen zbatuar

0 1

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët prej orës 13:00 të ditës së shtunë janë të vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Kryeministri i ka lajmëruar se qarkullimi do të rinisë ditën e hënë në orën 5 të mëngjesit dhe do të lejohet deri në orën 13:00 për të kryer nevojat bazike.

“Nesër në 05:00 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe do keni 8 orë për të bërë pazar. Keq kur ishin dy orare, keq me një orar më të zgjatur, mesa duket nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë për qejf, por janë të imponuara nga nevojat e përballimit të një luftë që kërcënon të marrë me mijëra njerëz me vete.

Çfarë lidhje kanë oraret me rrugët e mbushura plot, dhe tregjet plot, por të ecim të mbarojmë punë të mbajmë radhë rresht, të durojmë të presim derisa të mbarojmë punë. Disa thonë të mbyllemi dy javë mos të dalë asnjëri, po për të ngrënë si do ia bëjmë? Pse të mos zbatojmë rregullat, pse të mos jemi rigoroz në këtë luftë, dhe si mund të mos na mjaftojnë 8 orë për pazare dhe të kthehemi në shtëpi?

Por kujdes pasi grumbullimet pa rregull, radha, xhirot nëpër rrugë, janë të paligjshme, të rrezikshme, dhe të patolerueshme në këtë luftë”-, vijoi më tej Rama.

Lidhur me shtresat më vunerabël, që nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqim e medikamente, kryeministri garantoi se shteti do të kujdeset për gjithçka.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X