Kryebashkiaku merr fëmijën në punë, fillojnë kritikat

0 0

Jorge Elorza, kryetari i Providencës, Rhode Island, ka rihapur debatin për ekuilibrin punë-jetë duke sjellë djalin e tij një vjeçar Omar të punojë me të.

Omar ka qenë në ceremonitë zyrtare të prerjes së shiritave, gjatë konferencave të lajmeve, vizitave shkollore dhe takimeve me dyer të mbyllura. Ai është ulur në prehër të babait të tij ndërsa Elorza dëshmoi në Statehouse. Në një video, kryebashkiaku foli për shtypin me Omar prej dore, duke i ofruar atij një meze të lehtë pa e ndërprerë deklaratën e tij në kamera.

Por ndërsa disa po e quajnë kryebashkiakun një model, të tjerët po e akuzojnë atë për përdorimin e foshnjës së tij si një truk për të manipuluar median të mos jenë të ashpër me të. Një komentues në Facebook mendoi se ishte “krejtësisht joprofesionale” të marrësh foshnjën në një konferencë për shtyp, dhe të tjerët vazhduan debatin, disa duke e mbështetur dhe të tjerë duke këmbëngulur se ai e përdor fëmijën për të fituar popullaritet.

Elorza thotë se vendimi i tij ishte një vendim praktik. Gruaja e tij është studente e drejtësisë dhe ata gjetën se kostot e kujdesit ditor janë të papërballueshme, edhe me pagën e kryetarit. “Unë nuk e kuptoj sesi shumica e familjeve në qytetin tonë mund ta përballojnë këtë”, tha Elorza.

Shumëkush po e duartroket atë pasi tregon se kujdesi për fëmijët është përgjegjësi e baballarëve, po aq sa dhe e nënave.

Elorza nuk është politikani i parë që sjell një fëmijë në punë. Në vitin 2015, politikania argjentinase Viktoria Donda u vlerësua dhe u kritikua për gjidhënien e foshnjës së saj gjatë një seance parlamentare, dhe një anëtar e parlamentit Islandez i dha gji fëmijës së saj nga podiumi një vit më vonë.

Lexo edhe: Të marrësh fëmijën me vete në punë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X