Kruajtja e barkut në shtatzani, a është shqetësuese?

Niveli më i lartë i progesteronit ka tendencë të ulë tonicitetin e organeve duke përfshirë fshikëzën e tëmthit, që nuk është më në gjendje të kontraktojë në mënyrë efektive, është më e vështirë të zbrazni kripërat biliare në zorrë, duke shkaktuar ndjesinë e kruajtjes.




0 1

Përgjithësisht, kruajtja e barkut lidhet me ndryshimet hormonale tipike të shtatzënisë, por gjithashtu mund të varet nga një problem i mëlçisë. Në disa raste, përveç kruajtjes së barkut, mund të ketë edhe shenja në lëkurë, veçanërisht gjatë natës, kur kruajtja është më e fortë.

“Faji” i hormoneve për kruajtjen

Shfaqja e këtij çrregullimi i atribuohet disa nga modifikimeve që trupi i nënshtrohet gjatë shtatzënisë. Më saktësisht, niveli më i lartë i progesteronit (një hormon që shkakton relaksimin e muskulaturës në mënyrë që të predispozojë organizmin e gruas për të mbajtur fetusin dhe pastaj për t’u përballur me lindjen) ka tendencë të ulë tonicitetin e organeve duke përfshirë fshikëzën e tëmthit, që nuk është më në gjendje të kontraktojë në mënyrë efektive, është më e vështirë të zbrazni kripërat biliare në zorrë (substanca irrituese të prodhuara nga mëlçia për të lejuar tretjen e yndyrave): kripërat përfundojnë duke kaluar në qarkullimin e gjakut, arrijnë kapilarët dhe lëkurën, duke shkaktuar ndjesinë e kruajtjes.

Faktorët e tjerë shkaktarë të kruajtjes

Gjithashtu tensioni ndaj të cilit lëkura e gruas shtatzënë nënshtrohet për shkak të zgjerimit të barkut dhe kofshëve e gjirit, tenton të favorizojë shfaqjen e kruajtjes në bark. Për më tepër, kjo ënjtje shkakton akumulimin e djersës në mbështjellësin e lëkurës, duke e bërë më të mundshme acarimin dhe duke rritur ndjesinë e bezdisshme të gudulisjes. Në trupin e nënës së ardhshme mund të shfaqet një reaksion alergjik ndaj progesteronit, i cili shoqërohet me sensibilizim më të madh të lëkurës dhe rrjedhimisht me shfaqjen e kruajtjes. Së fundmi, çrregullime të tjera mjaft të shpeshta, të tilla si anemia dhe diabeti gestacional, mund të shkaktojnë ndjesinë e gudulisjes.

Çfarë duhet të bëni për të ulur kruajtjen

Edhe nëse kruajtja është një simptomë normale në tre muajt e fundit të pritjes, gjithmonë është mirë të raportohet tek gjinekologu i cili, duke vlerësuar intensitetin e saj, do të jetë në gjendje të tregojë mjetet më të përshtatshme, duke filluar me aplikimin e produkteve hidratuese ose vajrave të butë, të cilët reduktojnë efektet që lidhen me shtrirjen e lëkurës. Freskimi i lëkurës është gjithashtu i dobishëm për lehtësim.

Në rast se kruajtja është shumë intensive dhe e shtrirë në të gjithë trupin, mjeku mund të përshkruajë një trajtim të bazuar në ilaçe që stimulojnë dëbimin e kripërave biliare dhe antihistaminat që synojnë zvogëlimin e kruajtjes. Gjithashtu mund të përshkruajnë teste të gjakut për të kontrolluar funksionin e mëlçisë. Së fundmi, është e rëndësishme të ndiqni një dietë të ekuilibruar, duke shmangur ushqimet yndyrore, djegëse ose të rënda dhe duke rritur konsumin e ujit (të paktën një litër e gjysmë në ditë) për të ndihmuar në eliminimin e irrituesve.




  1. Kruajtja e barkut në shtatzani, a është shqetësuese? – Pergrate

    […] Kruajtja e barkut në shtatzani, a është shqetësuese? ← 5 gjera qe duhet t’i thoni vjehrres per te patur nje marredhenie me te mire Search for: […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Mjeku i mirënjohur Besnik Brahimaj...

Çdo grua shtatzënë, në shtatzaninë e hershme të saj, duhet të kryejë ekzaminime për të mbajtur nën kontroll shëndetin e saj, por edhe të foshnjës. Mjeku i njohur obstetër, në...

Dr. Marjeta Boraj flet për...

Gjinekologia nga Spitali i Vlorës ka folur për eksperiencën e saj të gjatë dhe ka shpjeguar cilat janë çrregullimet gjenetike që ka hasur ndër vite dhe mënyrat me efektive për...

Pse Nifty plus? Çfarë bën...

Testi Nifty plus është test i sigurt prenatal, joinvaziv. Saktësia është më e lartë se 99% për zbulimin e tri trisomive më të shpeshta- Sindroma Down, Edwards dhe Patau. Edhe...

Cilat janë grupet e grave...

Bazuar në rëndësinë e marrjes së vendimeve të duhura në kohën e duhur por nga ana tjetër për të mundësuar një gjendje psikologjike dhe emocionale sa më të qetë, në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X