“Krijuar në burg” iniciativa për të ndihmuar gratë e burgosura shqiptare

0 0

I vendosur në Ali Demi, në periferi të Tiranës, është burgu i vetëm i grave në Shqipëri. Në shtëpinë për vetëm 84 të burgosura, një iniciativë e re u ka sjellë atyre një dritë shprese dhe shansin për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme.

Alma Kordoni është drejtoreshë e OJQ-së Orkidea Albania. Qëllimi është të mbrohen të drejtat e grave dhe vajzave dhe të fuqizohen përmes ngritjes së kapaciteteve, por një projekt i ri i quajtur “Made in Prison” (krijuar në burg) e çon këtë një hap më tej.

“Shumë nga këto gra janë duke vuajtur për krime që i kanë bërë për shkak se kanë qenë viktima. Ato kanë vuajtur nga dhuna në familje, lloje të ndryshme abuzimesh dhe kjo është arsyeja pse kryen krimet që i dërguan në burg”, – tregon Alma ndërsa jemi në një nga kafenetë e shumta të Tiranës.

“Një grua ishte rrahur nga burri i saj për vite me radhë dhe një ditë ajo e vrau atë”. Ajo vazhdon më tej me detaje të një rasti tjetër, kur një grua kishte qenë në makinë me partnerin e saj abuziv, i cili gjithashtu ka qenë tregtar droge. Pasi u ndalua nga policia, ai shpëtoi, duke e lënë atë në makinë ku ishte dhe droga, rrethana që e çuan atë në burg.

Shumë krime nuk kanë asnjë justifikim, por e vërteta është se shumica e grave në Burgun 325 kanë vuajtur në një farë mënyre dhe për shkak të pasojave të vuatjes kanë përfunduar pas hekurave.

Por më keq akoma, perspektivat e tyre nuk përmirësohen kur lihen të lira. Me nivele të larta papunësie dhe turp shoqëror përreth një gruaje që ka qenë e burgosur, është pothuajse e pamundur që këto gra të kthehen në një jetë normale. Ata shpesh mbahen larg nga fëmijët e tyre, etiketohen nga miqtë dhe familja dhe shumë prej tyre rrezikojnë të bien përsëri në një jetë kriminale, ose të preken nga abuzuesit që kërkojnë t’i shfrytëzojnë ato.

Por “Made in Prison” po shpreson të ndihmojë në prishjen e këtij cikli. Me ndihmën e Almës dhe ekipit të saj, këtyre grave u jepen disa aftësi që u duhen për të pasur më shumë shanse në pjesën e jashtme. Si dhe duke marrë këshillime dhe forma të tjera të udhëzimit dhe mbështetjes, ato gjithashtu mësojnë se si të jenë artizane dhe të krijojnë produkte të bukura, të cilat shiten.

Pasi artikujt punohen, ato shiten në mediat sociale dhe të ardhurat shkojnë për gratë, si dhe përdoren për të blerë më shumë lëndë të para.

Rezultatet janë të mrekullueshme dhe në shumë vende të tilla produkte janë shumë trendy dhe të kërkuara.

Vathë prej bronzi dhe rruaza me ngjyra të stolisura, varëse në printime gjeometrike dhe çanta tërheqëse të qëndisura bukur, niveli i aftësive dhe vëmendjes ndaj detajeve është diçka mjaft e jashtzakonshme. Klientët madje mund të kërkojnë pjesë të bëra me porosi dhe pastaj t’i kërkojnë ato nga një grua, puna e së cilës u pëlqen veçanërisht.

Ky projekt nuk ka pasur vetëm përfitime financiare për gratë e përfshira.

Një grua, A.H tha: “Krijuar në burg” na ka ndihmuar të rrisim aftësitë tona. Na ka ndihmuar të ndihemi më mirë dhe të shprehemi, të kemi më shumë besim në aftësitë tona, të mësojmë të vlerësojmë tregun artizanal, të adaptojmë punën tradicionale me trendet e kohës, atë që dëshirojnë klientët, cilat produkte janë të besueshme, si të prezantojmë produktin etj. Ëndrra ime është të hap një biznes, duke përdorur aftësitë që kam mësuar përmes këtij projekti”.

Një tjetër shpjegoi se si përfshirja e saj në projekt e kishte bërë nënën e saj të lumtur, si dhe kishte rritur besimin mes tyre.

M.K, një grua tjetër e përfshirë në projekt tha: “Jam shumë e lumtur kur më thonë se produkti im është shitur, kjo më bën të ndihem vërtet mirë”.

Është e qartë që të mësosh një aftësi të re dhe të krijosh besim përmes fuqizimit është përfitimi i vërtetë i “Krijuar në burg”, përfitimi financiar është vetëm një bonus i shtuar.

“Është kaq e dobishme të shohësh se si ndryshojnë si mësojnë, bëhen më kreative dhe madje befasohen edhe vetë”,- thotë Alma.

“Krijuar në burg” është një iniciativë relativisht e re, duke filluar nga Marsi me një grant nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Pershtatur nga: thebalkanista.com

Lexo edhe: Disa fakte rreth nenave te burgosura






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X