Vogëlushi i Klea Hutës dhe Elgit Dodës është bërë 4 muajsh tashmë dhe të dy artistët kanë treguar se sa shumë ua ka ndryshuar jetën dhe ua ka shtuar dashurinë biri i tyre Kridi.
Madje, që tani çifti i artistëve e marrin djalin në studio, ndoshta nga dëshira që edhe ai të bëhet artist si të dy prindërit.
Klea ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto të Kridit dhe babi Elgitit në studio, dhe e ka shoqëruar me fjalët: Artist si babi! Po edhe mami s’është keq! Bota ime!
Ndërsa disa ditë më parë, aktorja ndau disa video teksa i këndonte Kridit për ta qetësuar kur ai qante.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu