Kreativiteti i femijes, gjithnje e ne renie si pasoje e kontrollit te teper te prinderve!

0 0

Këtë e konfirmon psikologu Peter Gray nga “Boston college” në një artikull për “Creativity research journal”, si pasojë e kryerjes së një testi tek fëmijët i cili është quajtur “Test di Torrance”.

Rezultatet e testit

Është nxjerrë përfundimi se fëmijët e brezit të sotëm kanë më pak aftësi krijuese, janë më pak energjikë dhe më pak elastikë, por alarmi qëndron tek kreativiteti i tyre.

Kontrolli prindëror dhe fëmijët

Sipas Peter Gray, shkaku kryesor është rritja e theksuar e kontrollit prindëror dhe të rriturve në përgjithësi, i cili vihet re qoftë në lojërat e fëmijës edhe tek të gjitha aktivitetet e përditshme në përgjithësi. Koha e lirë tek fëmija nuk shikohet si një mundësi për të zhvilluar kreativitetin e fëmijës, por mbushet me kurse, sporte, programe të përcaktuara nga vetë prindërit për t’u kaluar me bashkëmoshatarët…

Argëtimi i detyruar dhe ankthi

Një prej eventeve karakteristike që konsiderohet si diçka e detyruar për fëmijën, është festa e ditëlindjes. Deri para pak kohësh ftoheshin fëmijë dhe liheshin të lirë të luanin në mënyrën që ata dëshironin, ose maksimumi propozohej ndonjë lojë nga prindërit që me shumë mundësi edhe refuzohej nga fëmijët. Ndërsa sot, festat ngjajnë shumë me një takim të rëndësishëm biznesi, që duhet të organizohet kohë më parë, dhe në fund shpesh prindërit ankohen se fëmija i tyre nuk përshtatet dot me gjithë atë argëtim tepër të programuar.

Duhet gjithashtu të theksojmë se të gjitha këto argëtime të detyruara rrisin ankthin tek fëmija, dhe nga ana tjetër e largon së tepërmi autonominë e fëmijës si edhe aftësinë e tij krijuese apo shprehëse të cilat janë tepër të rëndësishme për një rritje të qetë të tij.

Rroftë mërzia!

Zgjidhja është të favorizoni kreativitetin e fëmijës duke i lënë të jetojnë një jetë fëmijësh. Si? Edhe duke i lënë të mërziten. Duke qënë kështu ata do të mundohen të mbushin kohën e lirë duke nxjerrë në pah karakterin e tyre të vërtetë, larg botës së të rriturve.

Lexoni dhe: Levizja e duarve, nje stimul per kreativitetin e femijes!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X