Viti që lamë pas ka qenë shumë intensiv për këngëtaren e suksesshme Loredana. Duke nisur nga sëmundja e nënës së saj, më pas e të atit, thashethemet për përfshirjen në një skandal, ndarja nga jeta e të atit e më pas divorci me bashkëshortin e saj Mozzikun, kanë lënë shenjë në jetën e këngëtares.
Për këto çështje, ajo është ftuar në emisionin NIN dhe është rrëfyer për mënyrën si i ka përjetuar. Duke treguar për gjithë ulje-ngritjet e vitit 2019, Loredana dha gjithashtu një mesazh shumë të fuqishëm të dashurisë së nënës.
Ajo rrëfeu se viti 2019 ka qenë shumë i vështirë për të e nëse dikush do t’i kishte thënë se do të përjetonte ato që i kanë ndodhur, ajo do të donte më mirë të mos jetonte pasi ishte e bindur se nuk do t’ja dilte. E megjithatë, Loredana thotë se me gjithë vështirësitë fakti që në fund të ditës vajza e saj është mirë, e bën të pohojë se sërish 2019 ka qenë viti i saj më i miri deri tani.
Edhe pse është shumë e suksesshme, e pasur e me një profesion që i sjell shumë të ardhura, Loredana thotë se e bija e saj Hana nuk di asgjë nga këto dhe pavarësisht i fal dashurinë më të siqnertë që ajo ka marrë dhe kjo ka rëndësi mbi çdo gjë tjetër.
Me nota trishtimi, Loredana tregoi edhe për momentet e fundit të jetës së të atit dhe fjalët e fundit që i tha ai para se të ndërronte jetë. “Kqyre çikën”, kanë qenë fjalët e të atit të Loredanës, duke e këshilluar që pavarëissht se çfarë arrin në jetë, Hanna duhet të mbetet gjëja më e rëndësishme në botën e saj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu