Koronavirusi në shtatzani, a ka rrezik t’i ngjitet fetusit?

0 1

Koronavirusi në shtatzani

Siç e dimë, koronavirusi ka ardhur deri në Itali e Greqi dhe rastet e infeksionit rriten orë pas ore, si dhe frika. Gratë shtatzëna sigurisht paraqiten në listën e njerëzve më të frikësuar. Frika e tyre u rrit kryesisht nga fakti se një nga rastet e para të infektimit në Itali ishte ai e një gruaje shtatëzënë.

Por le të kuptojmë se cilat janë rreziqet e infeksionit të koronavirusit gjatë shtatzanisë.

Shtatzania dhe koronavirus: rreziqet më të mëdha?

Shtatzania është një periudhë në të cilën gruaja i nënshtrohet më shumë infeksioneve dhe viruseve, sepse sistemi imunitar është i rrezikuar.

Pikërisht për këtë arsye, nënat në pritje janë të shqetësuara për koronavirusin, si për shëndetin e tyre, ashtu edhe për shqetësimin e transmetimit të virusit tek fëmija i tyre.

Për të shmangur alarmimin e rremë, Susanna Esposito, drejtoreshë e klinikës pediatrike të spitalit Piero Barillà në Parma dhe presidente e Shoqatës Botërore për Sëmundje Infektive dhe Çrregullime Imunologjike siguron gratë shtatzëna që ato nuk janë më në rrezik nga të tjerët. Këshillat mbeten të njëjta: lani duart shpesh dhe mirë me sapun, shmangni vendet dhe kontaktet në rrezik.

Nënat e ardhshme duhet të jenë të qeta: rreziku për to nuk është më i madh ose i ndryshëm sesa për pjesën tjetër të popullatës.

Prandaj, masat paraprake që duhet të ndiqen janë të njëjta për të gjithë:

  • lani dhe dezinfektoni mirë duart tuaja;
  • shmangni vendet shumë të mbushura me njerëz.

Koronavirusi në shtatzani: çfarë pasojash ka?

Prandaj, gratë shtatzëna nuk paraqesin rreziqe më të mëdha të infektimit, por ajo që shqetëson nënat është të dinë nëse, në rast ngjitjeje, virusi transmetohet te fetusi.

Dr. Esposito konfirmoi këtë mundësi, megjithëse ende nuk ka pasur raste.

Sidoqoftë, situata ndryshon gjithmonë në përputhje me sistemin imunitar të gruas, gjendjen e shtatzanisë dhe praninë e mundshme të patologjive të tilla si hipertensioni ose mbipesha, të cilat ekspozojnë gruan në rreziqe më të mëdha.

Do të ketë rreziqe më të mëdha në rast të infektimit gjatë muajve të parë të shtatzanisë, të cilat mund të përfshijnë:

  • problemet e mushkërive;
  • probleme neurologjike;
  • aborti spontan.

Sidoqoftë, këto janë probleme të ngjashme me ato të çdo infeksioni në shtatzani. Si të gjitha infeksionet virale, edhe në rastin e koronavirusit ekziston mundësia që një nënë ta kalojë atë tek fëmija i saj. Megjithatë, deri më tani, nuk kemi asnjë lajm, madje as të dhëna të vërtetuara për transmetimin gjatë shtatzanisë. Ekspertët sqarojnë se sa më shumëqë gruaja ka simptoma të forta, dhe për këtë arsye ngarkesë virale, aq më e lartë është mundësia e transmetimit të infeksionit. Nuk dihet saktësisht ndikimi në muajt e fundit të shtatzanisë, por ka të dhëna se çfarë mund të shkaktojnë infeksionet virale në shtatzëninë e hershme: abortet por edhe problemet në mushkëri apo zhvillimin neurologjik të fetusit.

Susanna Esposito shton se, në rast të infektimit gjatë fazës së fundit të shtatzanisë, ajo do të prirej të preferonte lindje cezariane, sepse: Rekomandohet në rastet e infeksionit viral, pas 34 javësh, sepse zvogëlon rrezikun e infektimit të të porsalindurit gjatë lindjes.

Lexo edhe: Tymi i thithur në barkun e nënës mbetet te fëmija për vite



  1. Koronavirusi në shtatzani, a ka rrezik t’i ngjitet fetusit? – Pergrate

    […] Koronavirusi në shtatzani, a ka rrezik t’i ngjitet fetusit? […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shumë pranë kurës që fëmija...

Testuar në një grup majmunësh, një trajtim i ri bazuar në një dozë të vetme të dy antitrupave, rezulton i aftë për të parandaluar transmetimin e HIVit nga nënat e...

Rreziku i trombofilisë dhe trombozës...

Në shtatzëni, rreziku i trombozës rritet sepse gjaku ka tendencë të mpikset më shumë. Gjithashtu mund të shtohen faktorë të tjerë rreziku. Pse ndodh kjo dhe çfarë duhet bërë në...

Ndotja në shtatëzëni: smogu depërton...

Ky është rezultat i një studimi të kryer nga Universiteti Hasselt në Belgjikë dhe i botuar në revistën shkencore Nature Communication. Sipas ekspertëve, hulumtimi është prova e parë që karboni...

Si të përballoni dhimbjen e...

Një dhimbje therëse dhe goditëse që vjen nga fundshpina në këmbë mund të ndihet herë pas here. Por nga se shkaktohet ajo? Ka mundësi që kjo dhimbje të jetë dhimbja...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X