Koronavirusi në Shqipëri, 4 fëmijë të prekur

0 1

4 fëmijë janë prekur nga koronavirus në Shqipëri, për shkak të kontaktit me rastet e konfirmuara më herët. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe sipas burimeve zyrtare, fëmijët, më i vogli i moshës 3-vjeç nuk kanë shfaqur shenja klinike, siç ndodh me të rriturit. Të katërt ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht, ata ndodhen në shtëpi në karantinë, por në rast se do të lindë nevoja për trajtim mjekësor më të specializuar, te Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm një rast i ri është shtruar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në QSUT, duke e çuar në total në 73 numrin e të shtruarve. Tre prej tyre janë në terapi intesive, dy të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente, thotë Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X