Dëmtimi që shkakton koronavirusi nuk është i kufizuar vetëm në mushkëri. Në fakt Covid-19 mund të lërë pasoja të rënda edhe në organet e tjera jetësore: zemrën dhe qarkullimin e gjakut, mëlçinë dhe pankreasin.
Rezultatet e një studimi të ri
Një studim i ri Australian pretendon se koronavirusi lë një “nënshkrim” në trup. Qendra kombëtare fenome Australiane (Anpc) e Universitetit Murdoch në Perth, në bashkëpunim me Spitalin Addenbrookes në Kembrixh, ndoqën një mostër të pacientëve me koronavirus, në fazat e ndryshme të rimëkëmbjes, duke analizuar pasojat afatgjata. Sipas studiuesve, virusi lë trashëgim diabetin, mosfunksionim të mëlçisë, inflamacion akut dhe rreziqe më të mëdha për zemrën dhe enët e gjakut tek ata që preken.
Një “nënshkrim” biokimik
Shkencëtarët kanë zbuluar ndryshime biokimike në plazmën e gjakut të pacientëve të rinj me koronavirus, si dhe sëmundje të tilla si diabeti, dëmtimi i mëlçisë dhe problemet e zemrës. “Është një nënshkrim biokimik shumë i fortë në pozitivitetin e virusit, i cili nuk lidhet drejtpërdrejt me sëmundjen e mushkërive. – komenton drejtori i Qendrës dhe profesori i Universitetit të Murdoch Jeremy Nicholson. Biokimia e njerëzve të infektuar tregon diabet, mosfunksionim të mëlçisë dhe një ndryshim masiv në lipoproteinat e identifikuara si të lidhura me sëmundjen koronare të zemrës dhe rreziqet e tjera kardiovaskulare”.
Sot, vëmendja është përqendruar e gjitha në diagnostikimin dhe trajtimin e koronavirusit. “Megjithatë, miliona njerëz në të gjithë botën kanë marrë virusin, shumë nuk e dinë atë dhe shumë mund të pësojnë dëme serioze nga koronavirusi për një kohë të gjatë pas infektimit,” shpjegon Nicholson.
Lexo edhe: Fëmijët e ngjisin njësoj koronavirusin si të rriturit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu