Shpesh mund të vëreni se zbokthi në kokën tuaj bëhet më i shpeshtë, më i ashpër e më intensiv se zakonisht. Në të vërtetë, mund të mos jetë zbokth por poriazë e skalpit të kokës.
- Psoriaza e kokës është në të vërtetë mjaft e zakonshme në mesin e atyre që vuajnë nga psoriaza
Gati 80 përqind e pacientëve me psoriazë gjithashtu kanë psoriazë në kokë.
Në të kundërt, disa pacientë kanë vetëm psoriazë në kokë, thotë Jessica Kaffenberger, mjeke dermatologe. Mund të manifestohet si e butë (shkallëzimi i imët) ose e rëndë (pllaka të trasha të kores). Psoriaza e kokës gjithashtu mund të shtrihet në ballë, pjesën e pasme të qafës dhe rreth veshëve.
- Psoriaza e kokës mund të duket shumë si zbokth
Ndërsa zbokthi shoqërohet me thatësi, psoriaza e kokës duket e argjendtë dhe ka pllaka të kuqe të përcaktuara mirë, të ngritura, jo vetëm thatësi. Për më tepër, kruajtja nga psoriaza është mjaft e ngjashme me kruajtjet nga zbokthi. Sidoqoftë, secila gjendje duhet të trajtohet shumë ndrysh “, shtojnë ekspertët.
- Psoriaza e kokës mund të çojë në humbje të flokëve
Fatkeqësisht, humbja e flokëve është e zakonshme nëse keni psoriazë të kokës, por ka të bëjë më shumë me dëmtimin e boshtit të flokëve dhe folikulave nga kruajtja e tepërt, fërkimi dhe krehja; ose nga përbërësit në produkte, sesa nga vetë psoriaza.
Lajm i mirë: Humbja e flokëve nga psoriaza është pothuajse gjithmonë e përkohshme, dhe me trajtimin e duhur, rritja normale e flokëve do të kthehet pasi të menaxhohet psoriaza.
- Ekzistojnë disa trajtime të ndryshme për psoriazën e kokës.
Sa i përket trajtimeve aktuale, ka ilaçe që mund të aplikohen drejtpërdrejt në lëkurë kortikosteroidet që mund të aplikohen si shkumë, shampo, krem, xhel ose locion shpesh përshkruhen nga mjeku. “Kjo zakonisht bën që të keni kontroll ndaj psoriazës brenda dy deri në katër javëve”.
Lexo edhe: Zbokth në fytyrë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu