Kontrollet në skaner në aeroport, a janë të sigurt gjatë shtatzanisë?

0 0

Për t’u mbrojtur nga sulmet terroiste dhe jo vetëm, masat nëpër aeroporte janë përforcuar shumë. Kontrollet e sigurisë janë bërë më të rrepta dhe për këtë duhet të kaloni nëpër skanera. Por a janë të sigurt gjatë shtatzanisë?

 Llojet e skanerëve në aeroporte

  1. Skaner me valë radioje milimetrike:

Ky lloj i veçantë i skanerit qëndron në aeroport, pasi dizenjimi përmban një kabinë ku udhëtarët duhet të qëndrojnë me të dy krahët e ngritur. Brenda kabinës, trupi i personit skanohet nëpërmjet valëve. Valët e reflektuara grumbullohen nga antenat për të gjeneruar imazhin në monitor.

  1. Scanner Backscatter:

Skaneri backscatter kërkon që njerëzit të qëndrojnë në mes dy kutive të mëdha duke ngritur krahët. Brenda pajisjes skaner, rrezet x me intensitet të ulët kapin imazhin e trupit të personit, brenda pak sekondave. Ky skaner zbulon objekte të fshehura nën rroba ose sende shpërthyese të ngjitura në sipërfaqen e lëkurës.

Procedura e përfshirë në një skanim të trupit në aeroporte:

Para se të kaloni nëpër skanerin e aeroportit, duhet t’i hiqni të gjitha sendet personale duke përfshirë portofolin, kartat e identitetit, telefonat celularë etj. Ju gjithashtu duhet të hiqni pajisje si bizhuteri, xhaketa, rripa, këpucë, dhe rroba të rënda.

A janë skanerët e aeroportit të sigurt gjatë shtatzanisë?

Po, studiuesit përfundojnë se skanerët e aeroportit janë krejtësisht të sigurt për nënat shtatzëna.

Pavarësisht llojit të skanerit, ata janë të sigurt për tu përdorur edhe në gratë shtatzëna.

Skanerët backscatter përdorin një valë elektromagnetike me frekuencë të ulët për të zbuluar objektet e fshehura ose armët brenda veshjes së një personi. Për shkak se rrezet janë me intensitet të ulët, ekspozimi ndaj skanerit të aeroportit nuk mund të shkaktojë dëmtim të fetusit tuaj në rritje. Skaneri sheh përmes veshjes së udhëtarit, por jo nën lëkurën.

Skanerët me valë milimetrike gjithashtu reflektojnë larg sipërfaqes suaj të lëkurës dhe nuk mund të depërtojnë në të. Këto valë nuk mund të shkaktojnë dëm as te ju as te fëmija.

Procesi i kontrollit fizik

Kur zgjedhni një kontroll fizik, një oficere sigurie kalon dorën përmes trupit tuaj për të kontrolluar nëse keni objekte të pa lejueshme të fshehura.

Sigurohuni që të arrini në aeroport herët, pasi kjo procedurë mund t’ju vonojë.

Lexo edhe: Skanimet 3D dhe 4D






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X