Nëse konsumoni çajin ose kafen e nxehtë mund të dyfishoni rrezikun e zhvillimit të kancerit. Ky është rezultati i hulumtimit më të fundit të bërë nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Iran, i cili lidh pijet e nxehta me këtë lloj sëmundje të rëndë. Kjo është hera e parë që është bërë një studim kaq i gjerë i cili ka vëzhguar njerëzit për një kohë kaq të gjatë.
Njerëzit që konsumojnë rregullisht çajin e tyre 60 °C ose më të nxehtë, kanë 90% rrezik më shumë për kancerin e ezofagut.
Ajo që mund të bëni është të lini gotën e çajit të zier për t’u ftohur për disa minuta dhe më pas ta pini atë.
Uji i nxehtë irriton veshjen e brendshme të gojës dhe fytit, të cilat më pas mund të zhvillojnë më pas tumorin.
Kanceri i ezofagut është shkaku i tetë më i zakonshëm i kancerit në mbarë botën dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri.
Studiuesit thanë se gjetjet e tyre me bazë çajin do të vazhdojnë të kërkojnë për pije të tjera të nxehta, si kafë apo çokollatë e nxehtë.
Botuar në “International Journal of Cancer”, studimi vëzhgoi zakonet e pijes tek 50.045 persona të moshës 40-75 vjeç që jetonin në Iranin verilindor.
Gjatë periudhës 2004 në 2017, u identifikuan 317 raste të reja të kancerit të ezofagut – i njohur gjithashtu si kanceri i tubit ushqimor.
Rreziku i kancerit ezofagal u rrit me 2,4 herë në mesin e atyre që rregullisht pinin lëngjet deri në 75 °C.
Hulumtuesit, të udhëhequr nga Dr. Farhad Islami, thanë se rezultatet “forcojnë ndjeshëm” provat ekzistuese midis pijeve të nxehta dhe kancerit të ezofagut.
Pse mund të ndodhë kjo?
Ngrohja mund të dëmtojë fytin duke çuar në inflamacion, e cila më pas mund të dëmtojë ADN-në dhe të lejojë prodhimin e kimikateve kancerogjene. Gjithashtu mund të pengohet aftësia gjenetike për të vepruar si pengesë ndaj toksinave të dëmshme nga alkooli dhe pirja e duhanit.
Kanceri ezofagal kryesisht ndikon tek njerëzit në të gjashtëdhjetat dhe të shtatëdhjetat e tyre dhe është më e zakonshme tek meshkujt sesa tek gratë.
Simptomat mund të përfshijnë vështirësi në gëlltitje, dispepsi të vazhdueshme ose urth, humbje oreksi dhe humbje peshe.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se çaji duhet pirë më pak se 65 °C.
Çaji i Kinës, Iranit, Turqisë dhe Amerikës së Jugut konsumohet zakonisht shumë i nxehtë – rreth 70 °C
Megjithatë për sa kohë që ju e lini çajin të ftohet paksa para se ta pini, ose duke shtuar qumësht të ftohtë në të, nuk ka gjasa që të rrisni rrezikun e kancerit – dhe nëse nuk konsumoni duhanin, mbani një peshë të shëndetshme si dhe nuk konsumoni shumë alkool, të gjitha këto do të ndikojnë pozitivisht për shëndetin tuaj.
Sugjerohet të prisni të paktën katër minuta para se të pini gotën e çajit të sapozier apo të hani ushqimet e nxehta.
Lexo edhe: Konsumi i mishit te perpunuar rrit rrezikun e kancerit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu