A është i sigurt konusumi i shegëve dhe lëngut të tyre në shtatzani? Çfarë përfitimesh sjellin ato për nënën dhe bebin? Cila është sasia e rekomanduar?
Shegët u sigurojnë grave shtatzëna një sasi të madhe të:
vitaminës K;
kalciumit;
acid folik;
hekur;
proteina;
fibra.
A është i sigurt konsumi i shegëve në shtatzani?
Shumë mjekë dhe nutricionistë thonë se nuk ka asgjë të gabuar të konsumoni shegën dhe lëngun e saj në shtatzani. Nuk ka ndonjë vërtetim shkencor për këtë, megjithatë nuk ka prova që tregojnë se konsumi i tyre është i dëmshëm.
- Shegët parandalojnë defiçencën e hekurit
Shegët janë burim i mirë i vitaminës C. Prania e kësaj vitmaine është shumë e rëndësishme në trup, sepse ndihmon sintetizimin e hekurit të marrë nga ushqimet.
- Mbrojnë sistemin tretës
Shegët përmbajnë shumë fibra. Konsumi i fibrave përmirëson shumë tretjen, duke shmangur ndjenjën e parehatisë në shtatzani.
- Luftojnë radikalet e lira
Radikalet e lira mund të kenë ndikim negativ në ADN, madje ndonjëherë edhe në placentë. Por antioksidantët që gjendeen tek shegët kanë mundësinë t’i luftojnë ato.
- Mund të qetësojnë dhimbjet e barkut
Kaliumi është një tjetër mineral i rëndësishëm për gratë shtatzanë. Shegët janë ndër ushqimet e pasura me këtë lëndë të rëndësishme.
- Ndihmojnë zhvillimin e trurit të bebit
Acidi folik është një element i nevojshëm për zhvillimin e duhur medor të fetusit. Një gotë lëng shege siguron 10% të nevojave ditore të kësaj lënde.
Sa shegë duhet të hajë një grua shtatzanë?
Kalimi i masës nuk këshillohet për asnjë produkt ushqimor. Nëse hani shumë shegë mund të dëmtoni dhëmbët. Për këtë arsye këshillohet të hani pak djathë para se të konsumoni shegët.
Lexo edhe: Doni trup të bukur? Ja pse duhet të konsumoni shegë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu