Konsumi i kafes mbron mëlçinë, sa duhen pirë në ditë?

0 0

Një studim, i sapo publikuar në revistën shkencore BMC Public Health, do t’i bëjë të lumtur adhuruesit e kafesë. Sipas hulumtimit, kafja ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të mëlçisë dhe sëmundjeve të mëlçisë që rrjedhin nga abuzimi me alkoolin, përfshirë dështimin kronik të mëlçisë, një nga sëmundjet më të shpeshta në botë.

Hulumtimi në gati 500,000 njerëz

Studimi i kryer në një mostër të madhe (494,585 persona) zgjati gati 11 vjet: gjatë gjithë kësaj periudhe, pjesëmarrësit u monitoruan për shëndetin e mëlçisë, indeksin e masës trupore, konsumimin e kafesë, alkoolit dhe pirjes së duhanit. Nga numri i përgjithshëm i individëve, 384,818 ishin konsumues kafeje, ndërsa 109,767 jo.

Rezultatet rehabilitojnë kafenë

Në fund të periudhës së vëzhgimit, studiuesit zbuluan se:

– ata që pinin çdo sasi kafeje dhe të çdo lloji, kishin një rrezik 20% më të ulët për të zhvilluar sëmundje kronike të mëlçisë ose sëmundje të mëlçisë yndyrore sesa ata që nuk e kishin konsumuar atë;

-ata që pinë kafe gjithashtu treguan një rrezik 49% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kronike të mëlçisë;

– nga totali, kishte 3,600 raste të sëmundjeve kronike të mëlçisë, me 301 vdekje dhe 1,839 raste të sëmundjes së mëlçisë yndyrore.

Efektet e dobishme me 3-4 gota në ditë

Ajo që studiuesit gjithashtu vunë re është se madhësia e efekteve pozitive në shëndetin e mëlçisë rritet me dozën e kafesë së konsumuar. Numri i sugjeruar i filxhanëve është rreth 3 ose 4 në ditë. Me një numër më të madh, nuk u vërejtën përfitime shtesë. Një ulje e rrezikut u vu re me të gjitha llojet e kafesë (të tretshme, pa kafeinë dhe të bluara), megjithëse efekti i marrë ishte më i madh me kafenë e bluar.

Shëndeti i mëlçisë, theksojnë ekspertët, përmirësohet jo vetëm duke pirë kafe, por, mbi të gjitha, duke zvogëluar konsumin e alkoolit dhe duke mbajtur një peshë të shëndetshme me aktivitet fizik dhe një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X