Komentet negative ndaj nënave, të famshmet i vuajnë më shumë

0 0

Mëmësia është sfiduese , e bukur, jashtëzakonisht emocionuese dhe tepër e gëzueshme, por edhe e vështirë. Shumica e nënave të reja janë lodhur tashmë nga orari i ushqimit të foshnjës, ndryshimet e pelenave dhe orari i gjumit, por këto vështirësi shpesh shoqërohen me periudha faji për nënën. Ndjenjat e ankthit mund të jenë të vështira për t’u kapërcyer dhe ato prekin pothuajse çdo nënë të re, madje edhe aktoren Shay Mitchell.

Në një intervistë të kohëve të fundit me revistën Vogue, Mitchell pranoi se ajo ende po mësohet me rolin e saj si nënë e re. “Kam fjetur tre orë gjumë natën e kaluar, kështu që ishte një natë e mirë,” thotë me shaka ajo në intervistë. Aktorja mirëpriti vajzën e saj, Atlas, muajin e kaluar pasi kaloi 33 orë në sallën e lindjes.

Ajo thotë se në njëfarë mënyrë shoqet që ishin bërë nëna më herët e kishin përgatitur disi, por përjetimi personal ishte diçka krejtësisht tjetër.

Një tjetër shqetësim i saji janë edhe komentet negative, kritikuese e keqdashëse.

“Më shqetëson fakti që njerëzit janë kaq të shpejtë për të dhënë gjykim ndaj të tjerëve, veçanërisht pa ditur ndonjë fakt, dhe pas ekranit,” tha ajo. “Më befason fakti që njerëzit zgjodhën të jenë kaq reagues dhe agresivë dhe supozojnë më të keqen absolute për mua”.

Por ajo shtoi se nuk do të lejonte që komentet negative të ndikonin tek ajo. “Uroj që njerëzit të ndalojnë së arrituri në përfundime ekstreme për gjëra që nuk janë puna e tyre, por ne thjesht kemi vendosur t’i injorojmë.  Për mua, unë do të bëj saktësisht atë që unë mendoj se është e drejtë për familjen time.”

Lexo edhe: Pyetjet rreth shtatzanisë që ndikojnë në shëndetin mendor të nënës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X