Kolla ne shtatzani, disa menyra natyrale per ta qetesuar

0 0

Shqetësime gripale mund të shfaqen edhe gjatë shtatzanisë dhe në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të kërkoni shërim jo tek medikamentet, por tek metodat natyrale. Në këtë periudhë të ftohtë, e cila është bërë epiqendra e virozave, disa këshilla do të jenë tepër të vlefshme dhe njëkohësisht aspak të dëmshme. Ja cilat janë alternativat që ne ju ofrojmë:
Uji. Uji është një hidratues shumë i mirë për organizmin dhe do të japë një ndjesi lehtësimi në zonën e fytit. Gjithashtu mund të bëni avull duke zier ujë me sodë ose gjethe mente.
Mjalti. Ai është një zgjidhje perfekte për të qetësuar kollën. Mund ta konsumoni me qumësht, çaj, kamomil ose duke e ngrënë me lugë (mos e ekzagjeroni me sasinë). Ka veti kryesisht për kollën e thatë.
Qepa. Prisni një qepë në feta shumë të holla dhe më pas shtoni disa lugë sheqer dhe mbuloheni pjatën duke e lënë të pushojë për disa orë. Konsumoni 2 lugë 3-5 herë në ditë.
Propolis. Mund të blini në dyqanet “erboristeria” një spërkatës (sprai) me propolis. I kërkoni shitëses t’ju japë një sprai pa alkol (për fëmijë) duke i bërë të qartë gjendjen tuaj (shtatzaninë).
Në rast se kolla është e shoqëruar edhe nga temperatura apo shenja të tjera gripale duhet të përdorni vetëm Paracetamol dhe asnjë medikament tjetër. Ai mund të gjendet me emra të ndryshëm në treg si për shembull Tachipirina, Eferalgan etj, rëndësi ka që përbërja të jetë Paracetamol. Në asnjë mënyrë nuk duhet të konsumoni Aspirinë, e kundërta duhet të ndodhë vetëm nëse jua ka rekomanduar mjeku. Mos konsumoni medikamente me iniciativën tuaj personale!

Lexoni edhe: Rreziqet qe shkakton kolla ne shtatzani per fetusin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X