Kolla ne shtatzani dhe rreziqet per fetusin

0 0

Një prej shqetësimeve që mund të shkaktojnë ankth dhe frikë për mirëqënien e fetusit është kolla, e cila sigurisht që nuk duhet nënvlerësuar. Gjatë 9-të muajve të shtatzanisë gruaja nuk duhet ta teprojë me marrjen e medikamenteve, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për një kollë të thatë apo me sekrecione. Metodat më të mira natyrale që gruaja mund të përdorë për ta qetësuar kollën gjatë shtatzanisë janë mjalti, shurupi i qepës, çaji i sherebelës, etj të gjitha këto metoda shumë efektive për të parandaluar rreziqet që kolla mund të shkaktojë.

Si ta trajtojmë kollën në shtatzani? 

Shpesh kolla gjatë shtatzanisë është sinjali i parë që tregon fillimin e një gripi, dhe për të parandaluar shfaqjen e rreziqeve tek fetusi është shumë e rëndësishme që ajo të trajtohet në mënyrën e duhur. Duhet të dini se kolla nuk është një faktor rreziku për shfaqjen e kontraksioneve, por mund të bëhet shkak për çarjen parakohe të membranave.

Kush janë rreziqet dhe qetësuesit natyralë të kollës? 

Shëndeti dhe zhvillimi i fetusit gjatë shtatzanisë sigurohen nga plaçenta, e cila luan rolin e një barriere dhe që në një moment mund të ndodhë që të krijojë lezione për shkak të futjes së bakterieve dhe virusëve, për këtë asrye është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj periudhë kolla të kurohet në mënyrë që të mos shndërrohet në grip. Ndsër qetësuesit natyralë më efektivë janë mjalti (mund të merret një lugë në mënyrë direkte ose me anën e qumështit apo çajit), shurupi i qepës (antibakterial shumë i mirë), çaji i sherebelës etj.

Shurupi i qepës mund të përgatitet: vendosni në një tas një qepë të prerë në feta, e mbuloni me sheqer dhe e lini të pushojë për disa orë. Më pas mund të merrni 4-6 lugë në ditë.

Caji i sherebelës: vendosni të ziejnë 8 gjethe sherebele në 200 ml ujë dhe më pas bëni gargarë çdo 2 orë.

Pureja e patates: e hidhni në një napë dhe e vendosni në zonën e qafës (tek fyti).

Lexoni edhe: Pirja e lengjeve ne shtatzani, cfare lejohet dhe cfare jo?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X