Kolikat nuk janë vetëm të një lloji, ato mund të shkaktohen nga shkaqe të ndryshme dhe një prej tyre është tretja.
Kolikat e tretjes, simptomat
- Fëmija ndien dhimbje në stomak dhe bark.
- Fëmija fillon të qajë 1 orë pasi ka pirë, dhe kryesisht gjatë pasdites.
- Ndonjëherë ngre këmbët në kraharor dhetë qarat ngjajnë më shumë me një rënkim.
- Stomaku gurgullin dhe ka vështirësi me gjumin.
- Në momentin e gromsitjes mundtë nxjerrë më shumë qumësht.
- Ka siklet kryesisht edhe kur do të defekojë.
Si mund ta ndihmojmë fëmijën?
Kjo mund të ketë shkaqe të shumta, duke filluar që nga aciditeti i lartë i stomakut deri tek refluksi apo intolerance ndaj qumështit. E rëndësishme është që ju të zbuloni arsyet.
Kujdes me ushqyerjen
Nëse fëmija vuan nga kjo formë e kolikave, ushqyerja çdo 3-4 orë do ta ndihmonte shumë. Nëse do të keni mundësi mund ta ndiqni këtë orar në mënyrë që fëmija të ketë mundësi të tresë ushqimin që ka marrë më parë, duke bërë të mundur që fëmija të ketë mjaftueshëm uri satë pijë gjirin plotësisht.
E qetësoni para se ta ushqeni
Nëse fëmija është duke qarë duhet ta qetësoni atë më parë dhe pastaj ta ushqeni, në të kundërt ai do të thithë më shumë ajër gjë e cila do të përkeqësojë kolikat.
Kujdes me pozicionin e ushqyerjes
Fëmija duhet të jetë në pozicion pak ngritur në mënyrë qëtë thithë, marrë frymë dhe gëlltitë pa futur ajër brenda.
Boshatisni në fillim njërin gji
Pjesa yndyrore e qumështit vjen në fund. Ai duhet të pihet në mënyrë që fëmija të ndihet i ngopur më gjatë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu