Kolesteroli: një e pesta e pacientëve me rrezik të lartë nuk kurohen

0 0

Sa më i ulët kolesteroli, aq më mirë pwr shwndetin. Për Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë është ky rregull i thjeshtë që duhet të udhëheqë menaxhimin e kolesterolit LDL te pacientët me rrezik të lartë kardiovaskular.

Sidoqoftë, pothuajse 2 nga 10 pacientë me rrezik të lartë kardiovaskular nuk marrin ndonjë terapi të aftë për të ribalancuar strukturën e yndyrave në gjak. Këto janë të dhënat e para nga Santorini, një studim i paraqitur gjatë kongresit të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë (Esc).

Studim multidisiplinar

Santorini është studimi i parë vëzhgues evropian i kryer pas publikimit të udhëzimeve ESC / EAS 2019 mbi menaxhimin e sëmundjes së dislipidemisë, i krijuar me qëllim të vlerësimit të menaxhimit të pacientëve me rrezik të lartë dhe shumë të lartë kardiovaskular, që kërkojnë terapi për uljen e lipideve (LLT). Ky është një studim shumëkombësh i hartuar për të dokumentuar, në praktikën e përditshme klinike, sesi përdoren opsionet aktuale të trajtimit për të menaxhuar nivelet e kolesterolit në pacientët me rrezik të lartë dhe shumë të lartë.

Nevojitet përdorim më intensiv i kurws

Hulumtimi përfshiu 9,606 pacientë: 18,6% e atyre që kishin një rrezik të lartë dhe shumë të lartë kardiovaskular nuk morën asnjë terapi për uljen e lipideve (LLT). 54.1%, nga ana tjetër, ndoqën një monoterapi, dhe trajtimet “në kombinim” të disa përbërësve aktivë u përdorën në vetëm 27.3% të pacientëve.

Meqenëse 80% e pacientëve hiperkolesterolemikë nuk arrijnë objektivat e “kolesterolit shumë të keq” (C-Ldl) të rekomanduar nga udhëzimet (pavarësisht marrjes së terapive për uljen e lipideve), rezultatet e kërkimit, sipas studiuesve, përsërisin nevojën për përdorim më intensiv të kujdesit tw përgjithshëm shëndetësor.

Vlera e kolesterolit total, i cili përfshin LDL të quajtur “i keq” dhe HDL i quajtur “i mirë”, është 190. Shtesat, në varësi të gjendjes shëndetësore, vetëm për kolesterolin e keq, LDL, variojnë nga 160 në 70.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X