Koka e sheshtë tek të porsalindurit, krijohet jastëku që e parandalon

0 0

Një jastëk “smart” është projektuar në Azi për të ndihmuar në parandalimin dhe korrigjimin e rasteve të lehta të sindromës së kokës së sheshtë tek të porsalindurit. Ky fenomen quhet ndryshe edhe plagiocefali postural, një problem që vjen për shkak se foshnjat kanë një kafkë shumë të butë në lindje dhe duke qenë se koka peshon, pjesa e pasme mund të deformohet. Koka e të voglit tuaj mund të sheshohet ose të marrë formë jo normale, duke qenë se mbi kokën e tyre ushtrohet presion i vazhdueshëm, sidomos kur flenë në shpinë.

Që kur Akademia Amerikane e Pediatrisë i rekomandoi pediatrit dhe prindërit që të mbanin të sapolindurin të shtrirë me fytyrën drejt tavanit gjatë gjumit për parandalimin e SIDS-it (Sindromi i vdekjes së papritur në gjumë tek foshnjat), numri i rasteve ku sipërfaqja e prapme e kokës bëhet e sheshtë tek të sapolindurit, është rritur. Është e rëndësishme të thuhet se kjo nuk shkakton probleme afatgjata ose probleme që lidhen me zhvillimin e trurit, por për ta parandaluar atë është e nevojshme të ndryshohet shpesh pozicioni i fëmijës gjatë gjumit, madje edhe gjatë natës.

Si është ndërtuar jastëku?

Dizajni i jastëkut që supozohet të mos lejojë sheshimin e kokës tek të porsalindurit është krijuar nga disa studentë të Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Ulsan dhe jastëku i parë mund të dalë brenda pak muajsh. Duke u prodhuar në Korenë e Jugut, jastëku thuhet se do të mundësojë një “sjellje” korrekte gjatë gjumit. Pajisja ka një strukturë të dizajnuar për të garantuar lirinë e lëvizjes së kokës nga fëmija, i cili nuk qëndron gjithmonë në të njëjtën pozicion, duke kufizuar kështu rrezikun e plagiocefalit. Jastëku i posaçëm ka një vrimë simetrike në mes, një sistem kontrolli të integruar me volum ajri, dhe sensorë me prekje të butë për të monitoruar pozicionin e kokës në kohë reale. Koka e foshnjës mund të pozicionohet në mënyrë të natyrshme në qendër të jastëkut, duke siguruar rehati dhe mbështetje, por edhe balancë dhe siguri, sepse pengon që koka e fëmijës të rrotullohet nga e djathta në të majtë. Mbështetja ergonomike e butë dhe e mirë-shpërndarë parandalon kokën të mbështetet direkt në zverk, por garanton lirinë maksimale të lëvizjes (fëmija ka mundësinë e kthimit të kokës).

Lexo edhe: Kur mund ti vendosni jastek femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X