Koha kur hani mund të ketë më shumë rëndësi se sa çfarë hani

Ekzistojnë prova që shprehja e vjetër “hani mëngjes si një mbret, drekën si fisnik dhe darkën si i varfër”, duhet të riformulohet.




0 1

Me një rishikim të rëndësishëm, kjo qasje mund të ndihmojë jo vetëm për një shëndet më të mirë, por edhe për humbjen e peshës.

Një studim në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se koha kur hani mund të ketë ndikim më të madh se sa ushqimi që hani.

Studiuesit krahasuan rezultatet e humbjes së peshës së dy grupeve, të gjitha gra midis moshës 18 dhe 45 vjeç, të cilat konsumonin të njëjtin numër kalorish ditore. Grupi që kishte drekën vaktin kryesor të ditës humbi 1.3 kg më shumë sesa grupi që hëngri më shumë në darkë.  Në krye të dy javëve grupi i parë humbi 5.6 kg në vend të 4.3 që humbi grupi i dytë.

Personat e grupit të parë patën gjithashtu përmirësim të madh në ndjeshmërinë ndaj insulinës, gjë që mund të ndihmojë në shmangien e diabetit.

Një drekë më e rëndësishme.

Ndërsa nevojitet më shumë studim për të zbuluar nëse këto rezultate mund të mbahen si standarde dhe nëse ato vlejnë për popullatën e përgjithshme, është një ndryshim i thjeshtë i stilit të jetës që çdokush mund ta bëjë. Si shpërblim, ju mund të mos e përjetoni urinë tipike në mesnatë, që ju bën të shkoni tek frigoriferi.

Nëse e merrni drekën me vete në punë, mund të krijoni një sfidë në fillim për të marrë me vete një vakt sa më të bollshëm. Kjo mund të ndihmojë edhe në buxhetin tuaj. Ndërsa në darkë konsumoni gjëra të shëndetshme si sallata të ndryshme.

Lexo edhe: Pse duhet të shmangni dushin menjëherë pasi keni ngrënë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X