Koha që fëmijët kalojnë përpara ekranit përbën shqetësim për çdo prind të ditëve të sotme. Problemi më i madh është tek dyzimi, pasi si prindër e dimë se duhet të vendosim kufizime, por nga ana tjetër telefoni ose tableti mund të jetë “shpëtimi” kur doni të shpërqëndroni fëmijën tuaj, apo të përfundoni donjë punë.
Tani një studim i ri është duke sfiduar atë që kemi menduar për ekranet, dhe mund të japë pak siguri për prindërit që janë në llogore.
Një raport i ri i botuar në JAMA Pediatrics sugjeron se koha e përgjithshme e ekranit nuk ka asnjë lidhje me performancën e një fëmije në shkollë, por pas shqyrtimit të 58 studimeve, studiuesit sugjerojnë që jo e gjithë koha para ekranit ndikon në mënyrë të barabartë, të paktën kur është fjala për efektin në performancën akademike.
Sipas rishikimit, vetëm koha e kaluar duke parë TV ose duke luajtur video lojëra pasive, ka një ndikim negativ në mënyrën se si fëmijët performojnë në shkollë. Përdorime të tjera të kohës në ekran (ato krijuese si vizatimi në një aplikacion iPad ose Facetime me gjyshen, ose ato fizike si luani lojëra aktive) nuk kanë të njëjtin ndikim.
Koha pasive e ekranit (e cila përfshin aktivitete si shikimi i TV, luajtja e lojërave që nuk kërkojnë zgjidhje problemi ose aktivitet fizik) nuk është e shkëlqyeshme për sjelljen e fëmijëve ose zhvillimin njohës, por koha aktive në ekran (duke luajtur lojëra arsimore edukative ose ato që kërkojnë veprimi fizik) është.
Siç thotë Dr. Juana Willumsen, nga Organizata Botërore e Shëndetit, “Nuk ka asnjë mohim që ekranet janë pjesë e epokës moderne. Është mënyra se si bashkëveprojmë ajo që ka rëndësi.”
Koha pasive e ekranit ka të ngjarë të jetë një kohë kur fëmija qëndron ulur. Ekziston një ndryshim i madh midis një fëmije të ulur para TV me orë të tëra dhe një fëmijë që vallëzon së bashku me një listë muzikore ose duke bërë lojë sportive me nënën ose babin.
Sipas gjetjeve, konsumi pasiv i TV mund të ndikojë negativisht në rezultatet akademike të një fëmije, aftësitë gjuhësore dhe matematikore.
Kyhulumtim padyshim që vlen të merret në konsideratë. Koha e ekranit që angazhon fëmijët me njerëz (si të shikosh një film me nënën ose babin, ose të kesh një telefonatë FaceTime me një anëtar të familjes, për shembull) mund të jetë më pak e dëmshme sesa thjesht TV ose lojëra pasive.
Lexo edhe: Mbajtja e telefonit natën nga fëmijët sjell probleme mendore
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu